RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjetan Keta fiton me TKO 1

2 min read

Karl Eckel Halle, Hessen, Gjermani , 4 Qershir 2010 – Gjetan Keta 5-1 (5 KO) ka shënuar fitoren e radhës. Ai për kundërshtar kishte çekun Karel Zdarsa 0-11 ku e mposhti me “knock out” tekinik në raund të parë.  Boksierit nga Bulqiza ju deshen vetem 1 minutë e 8 sekonda për ta përmbysur kundërshtarin. Kjo është fitorja e dytë për Ketën nga rikthimi i tij pas më shumë se një viti e gjysmë në boksin profesionist. Keta bën pjesë edhe në diciplinat luftarake në Thai-box dhe kick-box.

Sonte në Hessen u paraqit edhe një shqiptar që ishte i panjohur deri më tash për opinionin tonë të boksit. Ai ishte Nysret Sopaj i cili debutoi me boksierin me mjaft eksperiencë nga Kuba, Damian Norris 13-5 (7 KO). Dueli u zhvillua në gjashtë raunde ndërsa Sopaj ishte gjatë gjithë duelit agresiv në ring. Duelin e përcaktoi raundi i katërt kur Sopaj nga një kundërsulm mori një goditje dhe ra në “Knock-Down”, ky edhe ishte momenti tragjik i tij, mirpo edhe pse humbi, ai la gjurmë të mirë për të ardhmen. Në fund të duelit kur juria dha rezultatin përfundimtar, spektatorët fishkëlluan mjaft shumë në saje revolte dhe paknaqësie. Kubanezi Norris gjatë karieres ka boksur me emra me namë në boksin profesionist si, Chris Arreola, Fres Oquendo, Malik Scott, etj. Eshtë mëkat nga promoteri Ahmet Oner që ka lejuar një boksier debutant të lejohet të boksoj me një boksier me përvoj si Norris.

Duelet e boksierve tanë ishin parameçe të Juan Carlos Gomes 46-2-0 (36 KO)  dhe Oezcan Cetinkaya 17-6-1 (11 KO). Fitues doli Gomes me vendim unanim pas tetë raundeve. Edhe Konstantin Airich 15-2-2 (12 KO) mundi bashkëkombasin e vet, Alexander Kahl  15-6-1 (13 KO) me ndërprerje në raund të dytë.  Kjo natë ishte organizuar nga ekipi i njohur Arena Box Promotion.

Kosovaboxing.org
5 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.