RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjergjaj triumfon me vendim unanim

1 min read

Gjergjaj vazhdon ngritjen në renditjet botërore

Gjergjaj vs. Csala 1Grand Hotel Casino, Basel, Zvicër, 27 shkurt 2015 – Arnold Gjergjaj ka vazhdur me fitoren e radhës duke vazhduar rrugëtimin e tij drejt ngritjës në renditjet botërore. Ai mposhti hungarezin Zoltan Csala me vendim unanim pas tetë raundeve.

Meçi u mbizotrua nga boksieri ynë gjatë gjithë kohës, ndonëse kishim pritur që Gjergjaj ta kryen meçin para kohe. Por, e rëndësishme ishte fitorja në distancë të madhe të raundeve, e cila do të jetë e vlefshme për duelet e së ardhmes e cila do ta pret Gjergjajn.

Gjergjaj para këtij meçi radhitej i 50-ti në boxrec.com, ndërsa me këtë fitore arriti të përparoj në renditje i cili tashmë gjenedet në pozitën e 43-të.

Gjergjaj kampion i brezit të vlefshëm evropian EBU-EE, pritet që duelin e radhës ta zhvilloj në muajin qershor.

Në ditët në vijim do t`ju sjellim një analizë rreth boksierit tonë, se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe sfidat që do ta presin.

Nga Basel, Artan Vërbica
28 shkurt 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.