RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Gjergjaj shënon fitoren e 13-të në boksin profesionist

2 min read

Gebenstrof, Zvicër, 1 Tetor 2011 – Boksieri ynë perspektiv i kategorisë së rënd Arnold Gjergjaj ka shënuar fitoren e 13-të në boksin profesionist. Ai për kundërshtar kishte boksierin nga hungaria, Gabor Ferkas 6-17 (3 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 8-raundeve. Kjo ishte përballja e dytë me hungarezin pasi që vitin e kaluar Gjergjaj e kishte mposhtur me ndërprerje në raund të tretë. Gjergjaj 13-0 (7 KO) dominoi tërë meçin duke treguar edhe një herë të ardhme në kategorinë e rënd. Qysh në fillim të raundit të parë Gjergjaj e goditi disa herë mjaft fortë por Ferkas i përballoi grushtave të boksierit tonë. Në vazhdim Gjergjaj mbajti tërë duelin nën kontroll dhe ia arriti të fiton këtë përballje mjaft mirë. E kishim cekur edhe në intervistën e fundit të Gjergjaj ditë më parë se Farkas në meçet e fundit ka shënuar progres të shtuar ku humbjet e fundit nga Paolo Vidoz, Matteo Modugo ishin të vështirë dhe me pikë, dhe ja që edhe ndaj Gjergjaj tregoi më shumë se në herën e parë. Ky meç u zhvillua në fund të ndeshjeve që ishin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, në Gebenstorf. “Kisha emocione se boksoja para shumë shikuesve shqiptar, e sidomos para një përballje Kosovë dhe Zvicër, dy shtete që më krijuan mua si boksier. Kisha mundësin ta KNOCK-OUT-oj në raund të parë dhe të dytë, por nuk desha shkaku i publikut. Por më pastaj e kisha të vështirë ku hupa konceptin për ta bërë një gjë të till, por jam i lumtur që fitova” theksoi Gjergjaj për Kosovaboxing.org.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i FboxK-së Ramadan Selimi dhe kryeredaktori ynë Artan Vërbica, të cilën e përgëzuan për fitoren. Kryetari Selimi ishte i fascionuar me paraqitjen e Gjergjaj, ai theksoi: “Ky djalosh premton shumë, u pa sonte se çfarë fuqie dhe çfarë potenciali ka. Tani kur AIBA ka futur në programin e vet boksin profesionist, që do të fillon me 2012, atëhere edhe ne do të bëjmë një gjë të till, ku tani në turneun tonë tradicional Adem Jashari në fund të Nëntorit, pretendojmë të mbajmë një meç profesionist, dhe biseduam pak që Gjergjaj të na nderoj e të vjen të boksoj në këtë datë nëse ka mundësi për ta madhështuar turneun” tha Selimi për Kosovaboxing.org.

Shpend Ahmeti
3 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.