RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Gjergjaj shënon fitoren e 12-të në boksin profesionist

1 min read

Foto : Kosovaboxing.org
Bernë, Zvicër, 20 Gusht 2011 – Boksieri ynë nga Gjakova, Arnold Gjergjaj po vazhdon me ritëm drejt sukseseve duke radhitur fitoret. Ai mbrëmë në kryeqytetin zvicran e kishte përballë boksierin nga Hungaria Ferenc Zsalek 9-20-1 (1 KO) të cilin e mposhti me diskualifikim në raund të gjashtë. Gjergjaj 12-0 (7 KO) dominoi meçin të cilin e kishte të parin në 8-raunde. Ai në pesë raundet e para krijoi distancë të lart të pikëve ku të tre gjyqëtarët e vlerësuan me nga 50-45 në të mirë të boksierit tonë. Raundi i gjashtë ishte i fundit pasi Zsalek nuk ishte i gatshëm të vazhdon ku për herë të katërt hodhi gomën mbrojtëse nga goja, dhe pastaj gjyqëtari në ring Pier Alain Schnerberger e diskualifikoi. Gjergjaj ishte parashikuar të boksoj me çekun Tomas Mrazek, por ky i fundit nuk u paraqit dhe në momentin e fundit u ndrrua me hungarezin Ferenc Zsalek. Duelin e radhës Gjergjaj pritet ta zhvilloj me 3 Shtator. Meçi i Gjergjaj dhe Zsalek ishte parameç i Yves Studer dhe Siarhei Khomitski të cilën përfundoi me barazim.

Shpend Ahmeti
21 Gusht 2011

2 thoughts on “Gjergjaj shënon fitoren e 12-të në boksin profesionist

  1. Ne meqin e fundit Arnoldi ka boksu dobt dhe ka marr shume goditje. Ai djal ka potencial te madh por nuk ka trener te mire dhe kjo po tutna ka mi kushtu ne te ardhmen. Edhe pse i fuqishem, ai tutna ka me dal nje boksier i klasit te lart dhe me ja prish karieren. Ende nuk eshte perball me nje boksier cfare dohet, por Arnoldi duket larg nga pretendetat botrore, si Pulev, Helenius, Boytsov. I uroj sukses por nepermjet redaksise juj i thome le te punon shume, se ka pune deri ne fund.

    Qaushi, Zhenevë

  2. Urime fitoren se paske fitu kundra bokserit profesionist me 29 ndeshje e 20 humbje fantastik, veq vazhdo qashtu se ka me te ec mire .

    Me vjen keq per bokserin Hungarez, nashat ai ka ardh si publik me kqyre boks e jo me ba ndeshje ne ring.

    Nje gja se kuptoj si ka mundsi mu ndrru bokseri Profesionist ne momentin e fundit. Kjo asht e pa mundshme .Nese kundeshtari nuk ka mundesi per te bere ndeshje, ai e anulon ndeshje ma heret, dhe organizatori kerkon tjetre bokser te asaj kategoris qe ka nevoj.
    Kjo asht ne boksin profsionel .Keto gjera nuk munden te behen let as ne boksin amator nuk esht fai yt po ata si bajn biznis me boksera shqiptar.

    REDAKSI E NDERUAR KOSOVA BOXING BENI KERKIME ME TE THELLA SE SA KLUBE TE BOKSIT JANE TRAJNERA PROFSIONALIST SHIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.