RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjergjaj shënon fitoren e 10-të në boksin profesionist

2 min read

Lousane, Zvicër, 7 Maj 2011 – Arnold Gjergjaj ka shënuar fitore ndaj boksierit romun Liviu Ungureanu 1-9 (1 KO) me TKO 3 . Gjergjaj që nga filimi u pa që është boksier më kualitativ dhe këtë arriti ta dëshmoj mjaft mirë kur në raundin e tretë disa herë e hedhi në dysheme  kundërshtarin deri sa gjyqëtari ndërpreu meçin. Kjo fitore vjen në momentin më të mirë ku Gjergjaj në çdo luftë po tregohet boksier me mjaft perspektiv. Gjergjaj tani ka rekord prej 10-0 (7 KO). Redaksia Kosovaboxing.org pas duelit kontaktoi boksierin tonë dhe menagjerin e tij Angelo Gallina të cilët ishin mjaft të kënaqur me triumfin. “Kam pasur një lëndim të krahut para këtij dueli dhe kemi dashur që kundërshtari të jetë diq më i dobët për të mos rezikuar asgjë. Tani mendojmë për meçet e radhës” tha Gjergjaj për Kosovaboxing.org. Menagjeri i boksierit tonë edhe ai iu përgjigjë telefonatës tonë, gjë që ishte pak në siklet. “Ishim në bisedime për një kundërshtar tjetër, që ishte nga Kroacia, Jakov Gospiç, por ai u lëndua në momentin e fundit dhe vendosëm për romunin Ungureanu, por me rëndësi ishte që Gjergjaj fitoi dhe presim të vazhdojmë me suksese tjera” theksoi Gallina.

Ndërkohë në këtë vikend ishte paraparë të boksoj edhe Agron Xhila por meçi i tij u shtye për një javë më vonë, thekson menagjeri i tij, Oliver Duetschler me një shkresë zyrtare për redaksinë tonë.

Artan Vërbica
8 Maj 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.