RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Gjergjaj në sparring me Thompson

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj ka zhvilluar disa ditë sparringu me të rankuarin numër 1 në versionin IBF, dhe sfiduesin e ardhshëm të Wladimir Klitschko,  Tony Thompson. Gjergjaj ishte i përzgjedhuri i boksierit amerikan ku do ti ndihmoj shumë për meçin që do të zhvillohet me 7 Korrik në kryeqytetin zvicëran Bern. Thompson do të takohet për herë të dytë me Klitschkon, ku dueli i tyre do jetë i vlefshëm për titullin e kampionit botëror në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO. Duelin e parë me 2008, Klitschko e kishte mposhtur me Knokaut teknik në raund të 11-të. Tani pas tre viteve Thompson kërkon ti revanshohet, gjë që duket shumë e vështirë.

Boksieri ynë tregoi vlera të mëdha gjatë sparringut, ku Thompson përzgjedhi Gjergjaj sërish në seancën e dytë të sparringut që do të zhvilloj në muajin e ardhshëm. Jo rastësisht sparringu i fortë nga Gjergjaj tregon se ai në një të afërme të shkurtë do të sfidoj titujt e mëdhenjë botëror.

“Isha në disa ditë të sparringut me Thompson. Tregova forcë dhe kualitet të lartë, që ai më përzgjedhi edhe në sparringun  e ardhshëm në fillim të muajit Qershor” theksoi Gjergjaj për kosovaboxing.org.

Gjergjaj duelin e fundit e zhvilloi muajin e kaluar ku shënoi fitore me knokaut teknik në raund të tretë ndaj Adnan Buharlija. Gjergjaj deri më tani ka zhvilluar 16 meçe profesioniste, ku ka shënuar të gjitha fitore, 10 me KO.

Artan Vërbica
22 Maj 2012

1 thought on “Gjergjaj në sparring me Thompson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.