RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjergjaj në ring me 27 shkurt

1 min read

Gjergjaj triumfuesBoksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj do ngjitet në ring me 27 shkurt në Basel. Akoma nuk është përcaktuar kundërshtari i radhës, por sipas informacioneve që posedon Kosova Boxing, kundërshtari do të jetë hungarezi Zoltan Csala i cili ka rekord prej 6 fitore (5 KO) në poaq meçe. Csala është kampion aktual i Hungarisë, ku këtë titull e fitoi me 29 dhjetor ndaj legjendës hungareze Zsoltan Petranyi me nakaut në raund të tretë.

Akoma kampi i Gjergjaj nuk është përcaktuar se a do të jetë një meç në tetë apo dhjetë  raunde, apo do të jetë meç për ndonjë titull. Gjergjaj kampion aktual në EBU-EE (titull evropian i versionit EBU, i atyre shteteve jasht Bashkimit Evropian) nuk do të mund të mbronte këtë titull ndaj hungarezit, pasi hungarezi bënë pjesë te ata boksier të Bashkimit Evropian.

Csala renditet i 60-ti në boxrec.com më poshtë se Gjergjaj i cili renditet i 51-ti. Ndërsa Gjergjaj në renditjen e përgjithshme të EBU-së radhitet i 10-ti dhe i 32-ti në WBC.

Kosovaboxing.org
9 shkurt 2015

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.