RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Gjergjaj nakautohet nga Haye

2 min read

Haye vs. GjergjajO2 Arena, Londër, Angli, 21 maj 2016 – Arnold Gjergjaj nuk ka arritur ti rezistoj më shumë se dy raunde ish-kampionit botëror në dy kategori të ndryshme (kruzer dhe të rëndë), David Haye.

Gjergjaj filloi dobët meçin ku qysh në raund të parë pranoi goditje të fuqishme nga Haye duke u gjetur në dysheme. Goditja e fortë me të djathtën nga Haye dërmoi plotësisht boksierin tonë, i cili u ngritë por që nuk ishte i denjë ti rezistoj më shumë. Gongu e shpëtoi në raund të parë, por që nuk i ndihmoi të këndellët dhe Haye vazhdoi ashpër sulmin edhe në raundin e dytë. Ai me një direkt të majt që ishte më shumë si shtyerje rrëzoi Gjergjajn për herë të dytë. Kjo na bëri me dije të kuptojmë që Gjergjaj ishte i dërmuar. U ngritë sërish por ishte e kotë, sepse Haye vazhdoi goditjet të një pas njëshme, deri sa gjyqëtari në ring ndërpreu luftën e pa barabartë.

Haye dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër boksierët më të mirë të kategorisë së rënd. Ndërsa me fitoret ndaj Marc De Morit dhe Arnold Gjergjaj mbrenda gjashtë muajve, dëshmoi se edhe pas tre viteve që ishte jasht ringut, ai ka kapacitet që sërish të shpallet kampion i botës. Haye me plot fjalën tonë, duket edhe më i mirë se që ka qenë më parë.

Dueli i radhës për Haye do të jetë kundër Shannon Briggs në muajin shtator. Briggs u paraqitë në parameç ku mposhti argjentinasin Emilio Zarate me nakaut në raund të dytë.

Nga vendi i ngjarjes, Artan Vërbica
Londër, 22 maj 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.