RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjergjaj mposht Butterbeanin hungarez me KO në raund të 3-të

1 min read

Szekszard, Hungari, 12 Nëntor 2011 – Arnold Gjergjaj këtë fundjavë zhvilloi meçin e tij të 14-të në boksin profesionist dhe të parin jashtë Zvicrës duke shënuar fitore me KO në raund të 3-të. 13-të meçet e para në boksin profesionist Gjergjaj i kishte zhvilluar të gjitha në Zvicër. Gjergjaj 14-0 (8 KO) para vetës kishte hungarezin Laszlo Toth me rekord 13 fitore (8 KO) dhe 5 humbje, ndërsa ia shkaktoi humbjen e gjashtë hunagrezit. Toth në fizionomi i ngjante legjendës “Butterbean” luftëtarit amerikan i cili për shumë vite ka dhënë spektakle të ndryshme në ringje botërore, por Gjergjaj qysh në raundin e tretë e shtriu për dysheme me “Knock-Out” duke shtuar fitoren e tij të 14-të në boksin profesionit. Kjo fitore Gjergjaj do ti ndihmon mjaft pasi që ishte jasht shtetit helvetik dhe një përvojë më ndryshe me dallim nga ato që zhvillohen në Zvicër, ku kjo padyshim do ti ndihmoj në të ardhmen, kur do të ketë ndonjë betejë më të madhe. Meçin e radhës Gjergjaj do të zhvillon me 17 Dhjetor në Basel të Zvicrës, ku synim do të ketë vetëm fitoren duke e përmbyllur këtë vit me mjaft sukses.

Kosovaboxing.org
13 Nëntor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.