RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjergjaj me klub personal

2 min read

12540580_492729284250586_7997771627417855667_nPratteln, 23 janar – Boksieri ynë më i mirë shqiptar në kategorinë e rënd, Arnold Gjergjaj, së fundi ka hapur klubin e tij personal privat në vendin ku jeton dhe bashkëvepron, në Pratteln të Bazelit. Klubi u emërua “Arnold Boxfit”. Palestra ka kapacitetin prej 160 metra katrorë, e mjaftueshme për tu zhvilluar të gjitha aktivitet e boksit. Qindra personalitete kishin qenë në inaugurim. I veshur me elegancë, Gjergjaj përshëndeti të gjithë të pranishmit


me fjalë çasti. “Dua të falënderoj familjen, miqtë, të cilët më kanë ndihmuar të ndërtoj këtë palestër. Kemi punuar katër muaj të gjatë dhe jam i lumtur që tani u bë realitet”, theksoi Gjergjaj.

Gjergjaj, që nga fillimi kishte pasur ëndërr të krijoj një palestër dhe tani, palestra në Pratteln është gati. “Që nga rinia ime kur fillova boksin, kisha ëndërr të ndërtoj një palestër. Ky është projekti im i zemrës”, tha Gjergjaj.

Gjergjaj nuk iu mbeti borxh të pranishmeve pa u treguar se kur do të ketë duelin e radhës.

“Besoj në qershor apo korrik, do të kam meçin e radhës”, tha ndër tjera Gjergjaj në fjalimin e tij dhe në pyetjen e një adhuruesi se kur do të boksonte. Gjergjaj, ka bilanc prej 29 fitore (21 KO) në po aq meçe të zhvilluara deri më tani. Ai mundet që këtë vit të ketë një përballje të madhe, ndoshta për titullin evropian apo botëror.

Këta janë numrat kontaktues të klubit “Arnold Boxfit”, Tel: +41 61 599 8080 dhe E-mail: info@arnoldboxfit.ch.

Blaetti.com PHOTOGRAPHY

Kosovaboxing.org / 25 janar 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.