RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gjergjaj kundër argjentinasit Dario Dominguez këtë të shtunë

1 min read

Gjergjaj vs. Klitschko 4Boksieri ynë Arnold Gjergjaj këtë të shtunë do të zhvillon duelin e tij të radhës kundër argjentinasit Nelson Dario Dominguez në Bazel të Zvicrës, Gjergjaj 21-0 (15 KO) do të synon fitoren e tij të 22-të në karrierë. Kundërshtari i tij, Dominguez deri më tani ka zhvilluar 17 meçe profesioniste, me bilanc prej 14 fitore (7 KO), dy humbje dhe një barazim.

Gjergjaj është duke zhvilluar karrierën e tij me hapa të sigurtë, ku në një të ardhme të afërt do të synoj ndonjë titull të vlefshëm botëror. Aktualisht ai renditet i 19-ti në versionin EBU – “European Boxing Union” apo Federata e Boksit të Evropës, ndërsa nga boxrec.com, Gjergjaj radhitet 71-ti në botë.

Së fundmi Gjergjaj është përgatitur në sparring me dy boksierët që u përballën në fundjavën që lamë pas, kampionin botëror Wladimir Klitschko dhe sfiduesin Francesco Pianeta, të cilin Klitschko e fitoi me ndërprerje në raund të gjashtë.

Dueli Gjergjaj dhe Dominguez do të zhvillohet në Grand Hotel Casino në Bazel.

Kosovaboxing.org
8 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.