RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjergjaj i gatshëm për Bekhatovin

2 min read

GjergjajDisa ditë na ndajnë deri te dueli i shumë pritur ndërmjet boksierit tonë Arnold Gjergjaj dhe rusit Denis Bekhatov. Dueli do të zhvillohet këtë shtunë me 6 qershor në St.Jakob Halle në Basel të Zvicrës.

Do të jetë mbrojtja e parë e titullit evropian EBU-EE, ku boksieri ynë e fitoi në shkurt të këtij viti kundër boshnjakut Adnan Rexhoviq me nakaut në raund të nëntë. Gjergjaj më pastaj pati edhe një parameç për të mbetur aktiv dhe të përparoj në renditje ndaj hungarezit Zsoltan Csala të cilin e mposhti me vendim unanim pas tetë raundeve. Dhe tani Gjergjajn e pret një sfidë tjetër drejt titullit të madh të kampionit evropian dhe titujve të kampionit botëror, ku ai me hapa të sigurt është ngritur drejt renditjeve botërore ku radhitet i 44-ti në botë nga enti për statistika boxrec.com të boksierëve botëror në kategorinë e rënd.

Gjergjaj ka përfunduar ushtrimet dhe ato kryesoret me sparring partner dhe tani i qetë pret përballjen e së shtunës.  Gjergjaj renditet i 10-ti në versionin EBU, aty ku edhe synon të shpallet kampion i evropës në versionin më të vështirë dhe më të çmuar. Me fitore ndaj Bekhatov ai do të afrohet në TOP-5 në EBU. Titulli i kampionit evropian EBU pritet të shpallet vakant nga muaji shtator  pasi britankiku Tyson Fury pritet të sfidoj titullin e kampionit të botës kundër Wladimir Klitschkos. Ndërsa për brezin më të çmuar të EBU-së priten të konkurrojnë tre emra të mëdhenj të boksit evropian që janë sot, turku me nënshtetësi gjerman Erkan Teper i cili është kampion i brezit tjetër të EBU-së, EBU-EU (Bashkimit Evropian), dhe konkurrenti tjetër britaniku Anthony Joshua që renditet i pesti, i cili mposhti këtë shtunë amerikanin Kevin Johnson me nakaut teknik në raund të dytë.

Artan Vërbica 
1 qershor 2015  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.