RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjergjaj dhe Krasniqi fitojnë në Ascona, Zvicër

1 min read

Palestra Nouva, Ascona, Zvicër, 26 Mars 2010 – Arnold Gjergaj 4-0-0 (3 KO) ka shënuar fitoren e katërt me radhë. Ai mposhti Yavor Marinchev 5-19-0 (3 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Ish-kampioni i Zvicrës në boksin amator ka filluar mbarë këtë vit. Ai ishte parashikuar që të zhvilloj duelin e pare këtë vit me 26 Janar, por në ditët e fundit ishte analuar. Vitin e kaluar Gjergjaj zhvilloi tre lufta ku te triat i përfundoi me ndërprerje. Duelin e ardhshëm Gjergaj do ta zhvilloj me 17 Prill në Bazel të Zvicrës.

Në këtë mbrëmje ka boksuar edhe Ardian Krasniqi 5-0-0 (3 KO). Krasniqi u përball poashtu me bullgar. Kundërshtari Mitko Hristov 3-4-0 (3 KO) tregoi luftë të fortë për gjashtë raunde por boksieri ynë ishte për një nuance më i mire. Përkundër faktit se Gjergjaj ka zhvilluar vetem një luftë këtë vit, për Krasniqin kjo është lufta e dytë këtë vit. Duelin e ardhshëm Krasniqi do ta zhvilloj me 21 Maj në Lugano të Zvicrës.

Artan Vërbica
27 Mars 2010

1 thought on “Gjergjaj dhe Krasniqi fitojnë në Ascona, Zvicër

  1. Ky Arnold Gjergjaj gjithmone eshte ne kerkim te boksereve ma te dobet te Europes, si ne kete rast kundershtarin me 19 humbje!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.