RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Giuseppe Lauri pajiset me licencë të Kosovës

2 min read

Prishtinë, 9 Qershor 2011 – Në Federatën e Boksit Profesionist të Kosovës ka ardhur kërkesa për licencim të boksierit të mirënjohur italian, Giuseppe Lauri për tu pajisur me licencë të Kosovës. Boksieri i njohur italian i cili është kampion aktual i brezit EBU-EU (Kampion i Bashkimit Evropian) në kategorinë super të lehtë, do të përfaqësoj Kosovën për një tjetër titull, atë të Evropës EBU me 18 Qershor në Lombardia të Italisë. Lauri për kundërshtar do të ketë rusin Denis Shafikov, i cili është pamposhtur në 26 meçe profesioniste. Ky është një sukses i lartë i boksit kosovar dhe njëherit punës profesionale të Federatës Profesioniste të Boksit të Kosovës, për të licencuar sa më shumë boksier, dhe aq më tepër, disa të shquar që do të ngrisin vlerën e boksit tonë në Evropë. Menagjeri kryesor FboxProfK -Nexhmedin Zeka është i kënauqr me arritjet dhe angazhimin e tij për të promovuar sa më shumë boksin profesionist kosovar nepër botë. Ai njëherit iu ka dal në ndihmë shumë boksierve tanë anë e mbarë. “Kjo kërkesë për licencim është e mirë se ardhur. Triumfi i Laurit për titullin EBU, është edhe i Kosovës, sepse Lauri do të përfaqësoj Kosovën. Kjo do të jetë një plus i yni në vazhdim në federatën më të madhe evropiane, EBU” theksoi Zeka për Kosovaboxing.org. Licencën e Kosovës e posedojnë edhe shumë boksier tonë të shquar, si Shpëtim Shala, Orial Kolaj, Fatjon Murati etj. Ndërkohë falë bashkëpunimit të ngushtë të FboxProfK-së dhe agjencionit promovues Kosova Boxing, kjo federatë ka licencuar edhe dy boksierët tanë të njohur, Jetmir Kuçin 5-0 (3 KO) dhe Bujar Sejdiun 4-0. Të dy këta boksier do të boksojnë nën menagjimin e “Kosova Boxing Promotion” nga Artan Vërbica. Kompania e re promovuese muaj më parë është licencuar nga Ministria e Tregtisë Industrisë së Kosovës me të gjitha drejtat ndërkombëtare. Poashtu Artan Vërbica është licencuar nga FboxprofK me licencë menagjeri, promoteri, matchmaker në EBU. Ndërkohë Kosova Boxing do të vazhdoj punën e promovomit të boksit shqiptar edhe me anë të informimit medial dhe atë promovues, për të ndihmuar boksin shqiptar kudo, qoftë amator dhe profesionistë.

Kosovaboxing.org
9 Qershor 2011

1 thought on “Giuseppe Lauri pajiset me licencë të Kosovës

  1. Hallall ju qoft kjo pune e juaja qe po beni per ta ndihmuar sportin e Kosoves eshte nje patriotizem i madhe nese ne e dim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.