RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

GGG vs. Canelo -2- me 15 shtator

1 min read

Gennady Golovkin “Triple G” dhe Saul Alvarez “Canelo” janë dakorduar të boksojnë sërish me 15 shtator në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Kjo marrëveshje ishte befasuese pasi që nuk pritej që të finalizohet tani pasi që Canelo rezultoi pozitiv me substancën “Cleanbuterol”. Canelo u denua vetëm me një muaj nga komisioni atletik i Nevadës. Dueli i tyre duhej të zhvillohej me 5 maj.

Ekipi promovues që ka marrë për sipër organizimin, Golden Boy Promotion ishte i gatshëm për komprimis ndryshe nga hera e parë kur boksuan për herë të parë Canelo dhe Golovkin. Para një viti 70% mori Canelo, ndërsa Golovkin 30%. Ndërsa kësaj here Canelo do të marrë 55%, ndërsa Golovkin 45%.

Golovkin nuk po e bënë hesap Canelon. Ai e sheh Canelon si një kundërshtar të rëndomt, ndërsa mendon që Billy Joe Saunders është një kampion i vërtetë. “Saunders është kampion i vërtetë. Do të boksoj kundër tij pasi duelit me Canelon” theksoi Golovkin.

www.kosovaboxing.org
19 qershor 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.