RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gervonta Davis dëshmohet sërish, nokauton edhe Santa Cruzin

4 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

Ecuria e karrierës së Gervonta DavisDisa vite më parë legjenda e boksit botëror Floyd Mayweather kishte deklaruar se një boksier i ri është në ardhje që ka zavendësu atë me talentin dhe punën që po e bon. Të gjithë ishim kurreshtar dhe ishim në pritje.Klasi i tij, i Gervonta Davis, erdhi në shprehje me 2016 kur sfidoj titullin e kampionit të botës në versionin IBF në kategorinë pendë duke mposhtur të pamposhturin Jose Pedraza (22-0, 12 KO). Davis ishte (16-0, 15 KO) ku së bashku me menaxherin dhe promoterin e tij, Floyd Mayweather pranuan përballjen me Pedraza që menaxhohej nga promoteri Lou DiBella. Udhëtuan drejt New York-ut duke mposhtur Pedrzën me TKO 7 në ringun e tij. Davis u shpall kampion i ri i botës në IBF në kategorinë pendë. Davis ishte vetëm 22-vjeçar kur u shpall kampion i botës.

Trimëria e tij shkoi edhe më larg. Mbrojtjen e parë të titullit të botës e bëri në Britani të Madhe në Londër kundër të pamposhturit me eksperiencë të madhe, 33-vjeçarin Liam Walsh (21-0, 14 KO). Davis sërish shkëlque duke triumfuar me TKO 3.

Me dy fitoret e mëdha kundër Pedrazas dhe Walshit, Davis kishte bindur ekipin e Mayweatherit që ai ka të ardhme edhe më të ndritur. Kësaj radhe vendosën të sfidojnë Davisin në një kategori më lartë në super pendë, sepse djaloshi nga Baltimore po përmbyste çdo kundërshtar dhe goditjet e tij të forta po vinin në shprehje. Atij iu organizua meçi për titullin IBF në kategorinë super pendë që ishte vakant. Atij iu caktua kundërshtari nga Nikaragua, Francisco Fonseca (19-0-1, 13 KO) i cili poashtu ishte i pamposhtur. David si bishë i vërtetë përmbysi edhe Fonseca-n në raund të tetë, KO 8. Pra, Davis përmbyll një vit të suksesshëm me 2017 me tre fitore të mëdha dhe dy tituj të fituar të kampionit botëror.

Me 2018 David dy titujt e fituar të kampionit botëror në IBF i la vakant për të sfiduar një tjetër më prestigjioz. Ai sfidoi titullin e kampionit të botës WBA në kategorinë super pendë kundër argjentinasit, Jesus Marcelo Andres Cuellar (28-2-0, 21 KO). Edhe argjentinasin e gjeti e njejta gjë që i kishte gjetur kundërshtarët paraprak. Davis e përmbysi Cuellar një herë në raund të dytë dhe dy herë në raund të tretë. Davis po marshonte sigurt drejt fitoreve të mëdha dhe këtë po e bënta hap pas hapi.

Hovi i Davis disi u ndal me 2018 dhe 2019. Jo që nuk shënoi fitore, sepse ai mposhti Hugo Ruiz (39-4-0, 33 KO) me KO 1 dhe Ricard Nunez (21-2-0, 19 KO) me TKO 2, por bota dëshironte atë ta shoh kundër legjendës dominantit të kësaj kategorie, ukrainasin Vasyl Lomachenko.

Por, Floyd Mayweather kishte deklaruar se Davis është akoma i ri të përballet me Lomachenkon. “Davis është më i mirë se Lomachenko. Këtë do të t`ia vërtetoj gjithkujt, por këtij i duhet edhe pak kohë, është vetëm 23-vjeçar, respekt për te” theksoi Mayweather.
Mayweather si dinak i vërtetë dhe zgjuarsin që e ka, ai vazhdimisht ka punuar për këtë. Pasi Lomachenko është majtak, Mayweather jo rastsësisht ka aranzhua dy përballje me majtak, si Liam Walsh dhe Andreas Cuellar që ishin poashtu majtak, që Davis të fiton atë përvojën e duhur kundër majtakëve.

Në dhjetor të 2019-ës Mayweather bëri të mundur që në Atlanta, Davis të boksoj kundër Yuriorkis Gamboa (30-2-0, 18 KO) në kategorinë e lehtë për titullin e kampionit të botës në WBA. Ishte ky një test tjetër i Davis kundër një legjendë të vërtetë, kubanezit të famshëm që kishte fituar gjithçka në boksin amator dhe poashtu në atë profesionist. Pas një lufte të fortë Davis mposhti edhe ish-kampionin olimpik nga Athina – 2004. Ishte fitore me nokaut teknik në raund të 12-të. Gamboa pati një lëndim në thembrën e këmbës së majt dhe me vështirësi duroi deri te raundi i fundit. Gjithsesi kjo fitore e Davis u cilësua më e madhja deri më atëherë.

Dhe për të vërtetuar shkëlqësin e tij dhe për ti heshtur të gjithë, Davis bëri mrekullin në fundjavë në San Antonio. Ai nokautoj një boksier madhështor, një ish-kampion bote që vetëm njëherë kishte pësuar në karrierë nga irlandezi Carl Frampton dhe që iu revanshua atij, fjala është për Leo Santa Cruz me bilanc perfekt (37-1-1, 19 KO). Askush se besoi, ndoshta disa menduan se mund Davis të triumfoj me pikë, por edhe kjo nuk iu besohej, por Davis e rrahu keq duke e nokautuar në raundin e gjashtë. Ky nokuat meriton të zgjidhet KO i vitit 2020.

Me gjithë këtë dua të theksoj respekt për Gervonta Davis. Më duket se ka ardhur koha me boksu me Vasyl Lomachenkon. Besoj këtë meç do ta shohim me 2021.

www.kosovaboxing.org
1 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.