RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Genc Pllana fiton meçin e rëndësishëm në Las Vegas

1 min read

Sam`s Town Hotel, Las Vegas, SHBA, 28 shkurt 2020 – Genc Pllana është emri i fundit që po shëndrit në boksin profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pllana (8-1-1, 4 KO) mbrëmë shënoi fitore të madhe në Las Vegas duke mposhtur amerikanin Kevin Newman II (11-2-1, 6 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve.

Të tre gjyqëtarët meçin e vlerësuan në favor të boksierit tonë, të tre me rezultatin 96-94.

Meçi Pllana dhe Newman II u transmetuat drejtpërdrejt në televizionin e njohur amerikan Show-Time.

Dueli ishte shumë i për afërt dhe shumë i vështirë të përcaltohet fituesi sipas analizës së ekspertëve të Show-Time, ja që gjyqëtarët e “Nevada Boxing Athletic Commission” i dhanë fitoren boksierit tonë edhe pse ishte mjaft e vështirë pasi Pllana ishte boksier musafir në këtë përballje.

Pllana është i lindur në Prishtinë. Prej vitesh jeton në Maryland të SHBA-ve. Më shumë për te do t’ju japim në ditët në vijim duke sjellur një intervistë ekskluzive nga boksieri ynë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.