Mër. Kor 8th, 2020

Genc Pllana, boksieri shqiptar që po bën bujë në SHBA

2 min read

I lindur në Prishtinë, Genc Pllana ishte vetëm 5-vjeçar kur me familje emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë botë lufta ishte zgjeruar në gjithë Kosovën dhe familja Pllana u desht të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mijërave shqiptarë nga Kosova u larguan nga vendi i tyre, dhe ndër ta fatin e kishte edhe familja Pllana. Fillimisht me 1999 u vendosën në qytetin Cedar Rapids në Iowa, ndërsa nga viti 2005 u vendosën në një qytet tjetër Hagerstown të Maryland-it.

Pllana zbuloi talentin e tij ndoshta jo shumë herët si boksierët e tjerë. Ai filloi boksin pas përfundimt të shkollës së mesme. Kapaciteti dhe forca e tij natyrale atij i dhanë mundësi që si 18 vjeç të provoj boksin.

U shpall dy herë kampion i shtetit të Maryland-it duke fituar dorëzën e artë “Maryland Golden Gloves” të këtij shteti. Në pjesëmarrjen në “National Golden Gloves” me 2017 arriti deri në gjysëm finale, që ishte një sukses mjaft i madh.  Ai përfaqësoi Washington DC duke boksuar mjaft mirë. Iu bë e padrejtë duke humbur me vendim të njanshëm 3 me 2 nga Rafael Gaitan nga Texas-i. Gjithsesi kjo nuk e demotivioi, por Pllana që atë vit debutoi në boksin profesionist. Dhe deri më tani po jap rezultate mbreslënëse duke shkëlqyer në ringun amerikan. Pllana në boksin profesionist ka shënuar 8 fitore (4 KO), një barazim dhe një humbje në dhjetë meçet e tij të para profesioniste, duke u renditur 67-ti në botë. Ky është një rezultat mjaft i suksesshëm deri më tani.

E pasqyruam fitoren e tij të fundit me 28 shkurt në Las Vegas kur mposhti Kevin Newman II (11-1-1, 6 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas 8 raundeve. Ai në ringun musafir mposhti boksierin e Mayweather Promotions duke dëshmuar talentin e tij.

Ai nuk ka frikë asnjë kundërshtar. Fakti tregon se me 2019 në Philadelphia mposhti të pamposhturin Kalvin Henderson (12-0, 8 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Pllana këtë betejë e fitoi me vendim të një-anshëm pas tetë raundeve.
Humbjen e vetme e pësoi në Houston vitin e kaluar nga Raphael Igbokwe (12-2-0, 6 KO). Dueli ishte mjaft i barazpeshuar ku në fund dy gjyqëtarë vlerësuan fitoren e Igbokwe, ndërsa njëri e vlerësoi të barabartë.

Ai pritet që shumë shpejt të boksoj me Brandon Robinson (15-2, 10 KO). Sikur se Pllana edhe Robinson menaxhohet nga i njejti promoter, Marshall Kauffman. Fituesi i kësaj përballje do të fitoj mjaft dhe do të ec para, e kjo pritet të jetë nga boksieri ynë.

“Do ta mposhti Robinsonin. Do të ngjitem akoma më lartë në renditje” theksoi Pllana për Kosova Boxing.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptarë që ka prezantuar rezultatet e tij.

www.kosovaboxing.org
4 qershor 2020  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.