RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Gazmend Gashi boksieri më i mirë i turneut “Ditët e Zahirit”

2 min read

Përgatiti: Artan Vërbica
Fotografi: Shpend Ahmeti

Zahir Pajaziti 1Podujevë, 30 Mars 2013 – Klubi i boksit Prishtina në krye me dy legjendat e boksit kosovar të gjeneratës së artë, Afrim Majanci dhe Naser Bajrami kanë organizuar për herë të parë turneun ndërkombëtar për komandantin legjendar Zahir Pajaziti.zahir pajaziti 4zahir pajaziti 2Pjesëmarrëse ishin boksierët nga shtetet e Maqedonisë, Shqipërisë dhe boksierët vendor nga Kosova. Dueli më i mirë i kësaj mbrëmje ishte ai ndërmjet Gazmend Gashit nga klubit të boksit Prishtina dhe reprezentuesit të Maqedonisë Sasho Leskovski, të cilën Gashi demonstroi një meç të bukur duke fituar me meritë dhe shpalluar boksieri më i mirë i turneut.

Duel interesant ishte edhe ai ndërmjet Serxho Sinës nga Shqipëria dhe maqedonit Bojan Ristevski. Këtë duel gjyqëtarët e vlerësuan me barazim, ndërsa këta dy boksierët nga juria u zgjedhën si çifti më luftarak i turneut.

Meç i bukur u zhvillua edhe ndërmjet boksierit më të mirë të Maqedonisë Fatlum Zhuta dhe boksierit perspektiv nga Shqipëria Arben Beqirit. Ky duel ishte qershia në tortë, ku Zhuta me më shumë eksperiencë fitoj këtë duel, ndërsa Beqiri tregoi se ka të ardhme të ndritshme.

Juria profesionale ishte e përbërë nga tre përfaqësues: Beqir Berisha, Fatmir Makolli dhe Naser Bajrami

Duelet tjera dhe rezultatet ishin këto:

Nr.

Kg.

Emri Mbiemri

Rezulltati

Emri Mbiemri

Referi ne ring

1.

60 kg

Endrit Hadergjonaj KB.“Fajter’ Pejë

2 : o

Fatbardh Jonuzi
KB.Trepça 89”

Latif Demolli

2.

64 kg

Malvin Gashi KB.Prishtinë

0 : 2

Visar Rexhepi
KB. Drita Gjilan

Rrustem Konjuhi

3.

75 kg

 Ernor Delijaj
KB. “Fajter” Pejë

2 : 0

Blerim Bajrami KB.“Sport Centar” Gjakovë

Aliriza Rexhepi

4.

64 kg

Alban Qiriqi
KB. Fushë Kosova

2 : 0

Man Qela
KB. Tirana

Fatmir Hoxha

5.

64 kg

Gazmend Gashi
KB. Prishtina

2 : 0

 Sasho Leskarovski
Maqedoni

Latif Demolli

6.

69 kg

Serxho Sina
KB. Tirana

1 : 1

Bojan Ristevski Maqedoni

Rrustem Konjuhi

7.

75 kg

Temë Ademi
KB. Fushë Kosova

2 : 0

Gorjan Serbinovski Maqedoni

Aliriza Rexhepi

8.

75 kg

Visar Spahijaj
KB.“Besa’Pejë

1 : 1

Egzon Hajzeraj KB.‘Trepça 89’

Fatmir Hoxha

9.

75 kg

Alban Beqiri
KB. Tirana

0 : 2

Fatlum Zhuta Maqedoni

Latif Demolli

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.