RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gashi pas dy përballjeve pret të sfidon ndonjë titull të rëndësishëm

1 min read

Disarjot Gashi është duke stërvitur me intezitet të lartë para dy përballjeve të forta që e presin me 28 Prill në Neuchatel të Zvicrës dhe me 26 Maj në  Sarland afër Essen në Gjermani. Këto dy përballje që do ti ketë Gashi, i ka konfirmuar për Kosova Boxing. Gashi i pas këtyre dy meçeve pret një duel për ndonjë titull. “Jam duke stërvitur me trainerin dhe menaxherin tim, Muharrem Gjocaj, ku çdo gjë po shkon sipas planit. Pres ti fitoj këto dy përballje e pastaj të shohim” tha Gashi.

Ai ishte në biseda për të boksuar për titullin e kampionit të Zvicrës kundër Flavio Turrellit apo Riad Manasria, por deri te këto dy përballje, Gashi do të pres për shkak se atij i erdhi oferta të zhvillon meçin me 26 Maj në Gjermani. “Dëshira ime është ti revanshohem Turrellit, por nëse Turrelli refuzon, në opsion mbetet Manasria” theksoi Gashi për Kosovaboxing.org.

Gashi ende nuk ka mësuar kundërshtarin për 28 Prill, por këto ditë do të kupton. Në Gjermani do të përballet me lituanezin Ilja Slahota i cili ka 3 fitore (2 KO), 4 humbje dhe 1 barazim.

Artan Vërbica
12 Prill 2012

1 thought on “Gashi pas dy përballjeve pret të sfidon ndonjë titull të rëndësishëm

  1. Te uroj qe sa me par te te shof duke boksuar per N’doj titull te rendesishem, sepse ti Dis i ke te gjitha atributete e nje kampioni te vertete sempse as nje her nuk i ki zgjedh kundershtaret, por se je boksjer me pervoj dhe shum trim, te uroj shum suskses e sidomos tani qe je nene perkujdesin e legjendes se boksit te Kosoves e te Zvicres Muharem Gjocajt, padyshim qe Muharemi si trener dhe menagjer do te te ben kmpion, ke qen bokseri ma i mir i Klubit boksit Peja dhe se te urojm shum suskses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.