RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gashi kundër Lazzari me 27 Korrik

1 min read

disarjot GashiBoksieri ynë Disarjot Gashi do të zhvillojë meçin e radhës me 27 korrik në qytetin Piacenza të Italisë. Gashi do të përballet me italianin Paolo Lazzari, duel i cili do të zgjojë vëmendje të madhe tek adhuruesit e boksit shqiptarë.

Kundërshtari Lazzari deri më tani ka zhvilluar 14 meçe profesioniste me bilanc prej 12 fitore (2 KO) dhe dy barazimeve. Lazzari ka 13 muaj që nuk ka zhvilluar ndonjë duel, ndërsa kjo do të jetë një mundësi e mirë për Gashin për fitore duke ditur formën e mirë të boksierit tonë i cili ka fituar në dy meçet e fundit të zhvilluara në Pejë dhe Prishtinë, ku mposhti dy kundërshtar të denjë, bullgarin Stoychev dhe hungarezin Gerebecz.

Ky meç do të jetë mjaft domethënës për vazhdimin e karrierës së Gashit, ku në analizën tonë të zhvilluar konstantojmë se Gashi është favoritë. 

Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur trajneri dhe menaxheri i Gashit, legjenda e boksit tonë Muharrem Gjocaj.

Foto: Shpend Ahmeti 

Artan Vërbica
4 korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.