RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gashi fiton përballjen me vendim unanim ndaj Micsko

3 min read

Le Sporting, Colombier, Zvicër, 28 Prill 2012 – Disarjot Gashi ka shënuar fitoren e radhës ndaj hungarezit Sandor Micsko me vendim unanim pas 8 raundeve. Gashi 11-1-1 (7 KO) ka dominuar plotësisht në të gjitha raundet ndaj Micsko 4-1-1 (3 KO) duke i shëndruar humbjen e parë hungarezit. Ishte njëra ndër meçet më të bukura të Gashit në këto vite. Ai përball pat një kundërshtar shumë më të gjatë se vetë 180 cm, por ai arriti të kontrollj meçin dhe të mbizotroj plotësisht.

“Para meje ishte një kundërshtar mjaft i mirë dhe mjaft i papërshtatshëm. Ai gjithnjë u mundua të shfrytëzoj gjatësinë ndaj meje dhe të pushojë në “clinch” apo kapje në mua, por unë nuk e lejova. Boksova në distancë duke tubuar vazhdimisht pikë dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë” theksoi Gashi për Kosovaboxing.org.

Tre gjyqëtarët meçin e vlerësuan me rezultat 80-72, në të mirë të Gashit. Pas këtij meçi Gashi do të ketë përballjen tjetër, kësaj radhe në Gjermani me 25 Maj,  kundër letonezit Sejmons Moroseks i cili radhitet i pari në Letoni nga 14 boksierët e Letonisë, dhe i 124 në ranglistën botërore, boxrec.com.

“Fitorja e mbrëmshme ishte mjaft e mirë se ardhur për mua. Fitova kundër një boksieri cilësor, dhe kjo do të më shërbejë mjaft mua, sepse kundërshtari i radhës Moroseks, poashtu është i gjatë 180 cm, sikurse Micsko. Prandaj lufta e fundit mund të them se ishte si parapërgaditje për sfidën e radhës” tha më tej Gashi.

Edhe menaxheri dhe traineri i Gashit, Muharrem Gjocaj ishte i lumtur për fitoren e nipit të tij. “Kemi punuar gjatë, dhe çdo gjë që e kemi parashtruar në trening, sonte Gashi e ka demonstruar në ring. Ai tregoi maturi, diciplinë, dhe u tregua sportist i vërtet. Lodhje tek ai nuk u pa sonte, ku boksoi si në raunin e parë ashtu edhe në të tetin. Tani do të bëhemi gati për betejën në Gjermani. Atje do të shkojmë për fitore, e pas kësaj do të presim rastet tjera” theksoi Gjocaj i cili ishte mjaft i lumtur pas triumfit të Gashit.

Gashi është dashur të pres edhe një kohë për të sfiduar titullin e Zvicrës, pasi federata zvicerane, i dha të drejtën që për titullin zviceran të boksojnë Flavio Turelli dhe Riad Manasria me 25 Maj, por Gashi do të pres fituesin. “Do të pres fituesin dhe njëri nga ata do të duhej deri në muajin dhjetor të mbrojë titullin. Unë jam i uritur për këtë titull, e shpresoj të fiton Turelli e ti revanshohem” theksoi Gashi.

Kosova Boxing e faleminderon legjendën e boksit, Z.Muharrem Gjocaj dhe boksierin Disarjot Gashin për respektin dhe lajmet ekskluzivë që i sjellin gjithëmonë për agjencionin tonë.

Artan Vërbica
29 Prill 2012

1 thought on “Gashi fiton përballjen me vendim unanim ndaj Micsko

  1. Urimee suksese dhe ne te ardhmen, je punetor dhe boksier i mire dhe i pa lodhshem,dhe e ke Muharremin po ashtu nje njeri i menqur dhe punetor qe e qmon dhe vlereson punen dhe njohes i boksit andaj vetem perpara e suksese Disarijot dhe ty Muharrem.

    pershendetjet dhe urimet me te perzemerta nga une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.