RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Garcia mposht Redchak-in, Pacquiao kundërshtari i ardhshëm!

1 min read

Në prani të 8,217 shikuesve në Barclays Center në New York, ish-kampioni botëror në dy kategori të ndryshme, Danny “Swift” García (36-2, 21 KO) ka shënuar mbrëmë fitore me vendim unanim pas dymbëdhjetë raundeve kundër ukraianasit Ivan “El Terrible” Redkach (23-5-1, 18 KOs). 

Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e thellë të Garcias, dy prej tyre 117-111 dhe njëri 118-110. Meçi ishte i rëndësishëm, eliminator në kategorinë velter në versionin WBC. 

Garcia i renditur i dyti në versionin WBC jo rastësisht ka përzgjedhur Redkach i renditur i 25-it në WBC, për një arsye. Redkach është majtak dhe ai këtë meç deshi të shfrytëzoj si një parameç kundër Manny Pacquiaos, i cili poashtu është majtak. Por, ka gjasa që Garcia të boksoj edhe kundër Erol Spence Jr. 

“Për tetë javë kam humbur 11.5 kg, vetëm e vetëm të jam i gatshëm. Dua që sërish të kthehem në palestër dhe të stërvis sa më shumë, të jem i gatshëm për sfidat e mëdha që më presin” theksoi Garcia pas meçit. 

Garcia në këtë mbrëmje ka pasur të boksoj me kampionin e botës, Erol Spence Jr, por ku i fundit për shkak të alsidentit që kishte më parë me automjet, është detyruar të largohet për një kohë deri sa të aftësohet. 

www.kosovaboxing.org
26 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.