RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Garcia me “ body shot” nokauton Campbellin

1 min read
American Airlines Center, Dallas, SHBA, 2 janar 2021 – Rayan Garcia (21-0, 18 KO) ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme mbrëmë në Dallas të SHBA-ve duke e mposhtur britanikun, Luke Campbell (20-4-0, 16 KO) me nokaut në raund të shtatë.
Garcia nuk e filloi edhe aq mirë meçin. Ai në raundin e dytë pësoi një nokdovn brutal por që i zgjua dhe vazhdoi. Vështirsit i kaloi ngadal më tej dhe në raundet në vazhdim arriti ngadal të rimarrë vetën. U shqua në raundin e pestë kur e dëmtoi mjaft shumë me goditje të njëpasnjëshme Campbellin, por këtë të fundit e shpëtoi gongu. Garcia e filloi raundin e gjashtë sërish furishëm por Campbell balancoi duelin dhe ky raund nuk ardhi siç e mendoi Garcia, ta përfundoj para kohe. Dhe kur askush se priti në raundin e shtatë, Garcia e gjuajti një goditje me të majtën e tij në trup të Campbellit, “Body Shot”, kjo e la në dysheme britanikun i cili nuk pati forcë të ngritet.
Me këtë fitore Garcia fitoi titullin interim të WBC-së në kategorinë e lehtë. Ai tashmë duhet të boksoj me kampionin aktual në WBC të kësaj kategorie, Devin Haney (25-0, 15 KO) që pritet të jetë duel mjaft interesant.
www.kosovaboxing.org
3 janar 2021 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.