RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gara e boksit në Maqedoni, del nga ringu !

2 min read

Foto : Shpend Ahmeti / Kosovaboxing.org

Xhiroja e parë e kampionatit të Maqedonisë në boks nuk e ka pritur fundin, pasi ka ndodh një incident i rëndë në publik, ku të rinjtë romë kanë gjuajtur gjësende dhe janë përlesh fizikisht me shqiptarët që ishin në korridorin e shkollës “Hamdi Ramizi” në Shutkë. Deri te kjo erdhi, kur në ring ishin duke boksuar Shaqir Dauti i Çairit dhe boksierit vendas Sinan Xheladin, ku papritmas delegati i garës, Zhivko Dukovski, ndërpret ndeshjen për shkak se është ndryshua ngjyra e këndit, që ka shkaktuar huti në evidentimin e pikëve gjatë poentimit nga ana e referëve anësor. Kjo situatë tensionoj të pranishmit me çka edhe kulmoi me përleshje fizike. “Prej në fillim të garës u pa se këtu do të ketë incident, pasi nuk kishte kushte as minimale për të zhvilluar boks cilësor. Kampionati u zhvillua në korridor, nuk kishte persona të sigurimit, ndërkohë që polic kishte shumë pak. Para incidentit klubi jonë arriti të fitoj në të gjitha duelet edhe atë me ndërprerje (Bejtulla Jahiu, Visar Jahiu, Ramazan Tahiri dhe Ajdin Ferati). Kjo i pengoj siç duket delegatit Zhivko Dukovski dhe bëri gjithçka që të ndërpret edhe një sukses tonin. Përveç kësaj ai ka pas për qëllim të na fus në konflikt me romët por edhe të tregon se s’mundet të organizohet meçe më Shutkë apo Çair, pasi këto vende janë të pasigurta”, thotë kryetari i Çairit, Faton Salihu për Kosova Boxing. Ai shtoi se tani do të kërkon së bashku me klubet tjera shqiptare suspendim të të gjithëve personave zyrtarë që ishin aty, posaçërisht Dukovski të largohet nga boksi.
“Do bisedoj më klubet shqiptare që së bashku të marrim një iniciativë që të largojmë këta njerëz nga Federata, pasi ata janë kundër sukseseve të popullit shqiptar, prandaj edhe bëjnë kësi lloj incidente. Nga ana tjetër, do të kërkojmë suspendim të përjetshëm të Zhivko Dukovskit. Nëse kjo nuk përkrahet nga Federata, atëherë jemi të gatshëm të bojkotojmë çdo garë në Maqedoni, por edhe të formojmë Federatë paralele”, tha Salihu për Kosovaboxing.org.

Avdyl Salihu
18 Prill 2011

1 thought on “Gara e boksit në Maqedoni, del nga ringu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.