RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gamboa vs Barros dueli kryesor në Hamburg

3 min read

Koray Sarkaya
27 Mars 2010

Në sporthalle në Hamburg të Gjermanisë, Arena Box Promotion organizon duele mjaft interesante., ku do të boksojnë Yuriorkis Gamboa, Mahir Oral, Javier Castro, Steffen Kretschmann, Juan Carlos Gomes, Petrit Dobroshi. Këta gjashtë boksier do të jenë protagonist krysor të kësaj mbrëmje. Poashtu para tyre do të jenë edhe shtatë duele tjera nga katër raunde.

Dueli kryesori i mbrëmjes do të jetë mes Yuriorkis Gamboa 17-0-0 (15 KO) dhe Jonathan Victor Barros 28-0-1 (16 KO). Gamboa është në formë të mirë edhe këtë vit. Nuk kemi nevoj me fol shumë për të sepse adhuruesit e boksit e dijnë për çfarë talenti bëhet fjalë. Ai pritet të mbrojë titullin e kampionit, version WBA.

Mahir Oral 27-2-2 (10 KO) ka ndrruar trainerin. Traineri i tij i ri është Bylent Baser që është trainer i rregullt i Arena Box Promotion. Lufta me kolumbianin Juan Camilo Novoa 14-4-1 (12 KO) do të jetë e para nën drejtimin e trainerit të ri. Lufta do të jetë e një rendësie të veçnatë, për titullin WBA-Intercontinental. “ Mahir është i urritur dhe më shumë ambicioz se herave tjera, por ka lënduar dorën në nyje javën e kaluar në sparring. Atij i ka kaluar dhe është më mirë. Kolumbiani mund të jetë mjaft i rrëzikshëm nga distanca” deklaroi traineri Bylent Baser për Kosovaboxing.org. Ekipi i Oral-it dëshiron luftën e ardhshme për titull të kampionit botërorë. Kundër Zbik, Sylvester apo Sturm.

Juan Carlos Gomes 44-2-0 (35 KO) do të boksoj kundër ukrainasit Alexey Mazakin 13-4-2. Kjo do të jetë lufta e parë e Gomes që nga humbja e vitit të kaluar nga Vitali Klitschko, ndërsa Mazakin barazoi këtë vit me Konstantin Airich. Gomes kishte disa probleme me vizë dhe filloi përgaditjet më vonë. Poashtu edhe kjo luftë do të jetë për WBA-Intercontinental.

Steffen Kretschmann 14-1-0 (13 KO) do të boksoj për here të dytë me Denis Bekhatov 32-5-0 (21 KO). Vitin e kaluar Bekhatov e pat mposhtur me knock-out në raund të pare. Tani Kretschmann dëshiron ti revanshohet. Humbja e parë ja ka prishur disponimin gjermanit dhe tani me një dëshirë të madhe po pret të takohet me te. Kjo luftë është për brezin PABA. Ekipi Arena është mjaft e koncetruar në këtë luftë dhe e ka pranuar luftën e pare si befasi. Bekhatov në të kaluarën ka boksuar me boksier të Arena-s si Sinan Samil Sam dhe Juan Carlos Gomes ku ka humbur nga te dytë.

Petrit Dobroshi 10-0-1 (2 KO) do të zhvilloj luftën e dytë këtë vit. Dobroshi do të takohet me litvanezin Arturs Kulikauskis 4-1-1 (3 KO). Ky do të jetë dueli i dytë për Dobroshin këtë vit.

Në këtë mbrëmje do të debutojnë Robert Woge dhe Erhard Kebo. Në tjerat duele boksojnë Hamid Rahimi, shqiptari Gjetan Keta, Yavuz Keles, Erhard Kebo dhe Michael Wallisch.

Duelet mundti shiqoni në TV Sat 1 në astra satelit dhe Fox TV në turksat, nga ora 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.