RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Fury vs. Whyte me 23 prill

1 min read

Tyson Fury do të mbroj titullin e kampionit të botës në WBC kundër mandatorit zyrtar të tij, Dyllian Whyte. Është arritur marrëveshja mes dy taborëve, ndërsa është mbetur të zyrtarizohet vetëm data që mund të jetë 23 prilli dhe vendi i ngjarjes, që sipas zërave që kemi, meçi do të zhvillohet në “Principality Stadium” të Kardifit në Vells.

Organizator i kësaj ngjarje do të jetë promoteri i Tyson Furyt, Frank Warren. Warren ka dhënë shifër më të madhe se Eddie Hearn i Matchroom që ka në menaxhim, Dyllian Whyte. Warren ofroi 41 milion dollar, ndërsa Eddie Hearn 32 milion dollar.

Nga kjo shumë që e përfitoi Warren, 42 milion dollar do të ndahen 80% për Furyn dhe 20% për Whyte, që do të thotë se Fury do të përfitoj 32.8 milion dollar, ndërsa Whyte 8.2 milion dollar. Një dallim i madh, por që dihet se Fury është superstar, ndonëse Whyte është boksier i mirë dhe i dëshmuar por që e ka pranuar edhe 20% vetëm se mos të vonohet për të boksuar sërish për titullin e kampionit të botës.

Për më shumë për këtë meç do t’ju japim një analizë më të thellë.

www.kosovaboxing.org/3 shkurt 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.