RTK

RTKLive
31 Janar, 2023

Fury vs. Klitschko anulohet – Meçi shtyhet për muajin tetor

1 min read

Tyson Fury - InjuryMeçi revansh i shumë pritur ndërmjet Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko nuk do të zhvillohet siç ishte paralajmëruar me 9 korrik në Manchester Arena të Anglisë. Ky anulim erdhi nga kampioni aktual botëror në dy versionet botërore WBA-Super dhe WBO, Tyson Fury,  pasi kishe lënduar këmbën e majtë dhe mjekët e sygjeruan se nuk mund të riaftësohet deri në fillim të muajit korrik. Prandaj Fury anuloi dhe meçi është shtyrë për muajin tetor, kur ai pritet të jetë 100% ndaj ukrainasit.

Tyson Fury kishte ndëprerë dominimin 9-vjeçar të ukrainasit Wladimir Klitschko. Në prani të 54.600 shikuesve në Dusseldorf të Gjermanisë ai shokoi botën. Fury kishte arritur ta mposht me një luftë psiqike, gjë që pak njerëz e kishin pritur. Data e 28 majit shënoi një ditë historike për boksin modern, sepse Klitschko më në fund u mposht. Akoma nuk ka ndonjë reagim nga kampi i Klitschkos, por sigurisht se në ditët e ardhshme do të kemi një deklaratë nga ish-kampioni unifikues botëror. 

Kosova Boxing ishte në kontakt me ekipin e Furyt, dhe kishte në agjendën e saj të përcjellë nga afër këtë super meç. Shpresojmë që data e tetorit të përshtatet me agjendën tonë dhe të jemi afër ringut dhe afër këtij meçi të shumë pritur.

Kosovaboxing.org 
24 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.