RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Fury kundër Chisoras për titullin britanik me 26 korrik

2 min read

Fury vs. ChisoraLondër, 17 mars 2014 – Dereck Chisora do të përballet me Tyson Furyn, më 26 korrik, në një luftë eliminatore për titull të botës në peshën e rëndë.

Promotori Frank Warren nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka njoftuar se rivalët britanikë të peshës së rëndë do të përballen në “Phones 4U Arena” në Manchester.

Në të vërtetë kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre në profesionalizëm. Në përballjen e parë, Fury kishte fituar në vitin 2011 me pikë, mirëpo që nga atëherë ka pasur mjaft fjalosje mes tyre.

Fituesi i përballjes së 26 korrikut do të sfidojë kampionin e botës në versionet WBO, WBA dhe IBF, ukrainasin Vladimir Klitschko. Por, Klitschko së pari duhet të mbrojë titujt e tij më 26 prill, kur do të përballet në Oberhausen me boksierin me shtetësi australiane Alex Leapai.

“Tyson më mposhti një herë dhe ai mendon se është boksieri më i mirë në Britani në peshën e rëndë, mirëpo nuk është. Ai ka luftuar shumicën e kohës vetëm me taksistë”, ka thënë Chisora 30-vjeçar.

Chisora në ringun profesionist ka 20 fitore (13 KO), e katër humbje. Lufta e tij me Furyn do të jetë edhe për titullin e Britanisë në peshën e rëndë.

Fury 25-vjeçar ka fituar 22 luftërat e tij të deritashme në boksin profesionist, 16 prej tyre me nokaut.

“Chisora mund të jetë një prej atyre taksistëve që kam boksuar, pasi atë e kam mposhtur një herë. Ne jemi më të mirët në peshën e rëndë në Britani dhe do të shihet se cili prej nesh do të marrë të drejtën të ndeshet me Klitschkon. Unë do të tregoj më 26 korrik se sa i pavlerë është Chisora”, ka thënë Fury.

Kosovaboxing.org
18 mars 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.