RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Fury fiton, Wilder dhe Fury meçi i radhës!

1 min read

Windsor Park, Belfast, Irlanda e Veriut, 18 gusht 2018 – Tyson Fury (27-0, 19 KO) shënoi fitore të një anshme mbrëmë në Belfast kundër gjermanit Francesco Pianeta (35-5-1, 21 KO). Ishte një meç sparringu të cilin Fury e dominoi, por që u pa që akoma nuk është në formën e tij të dëshiruar. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Fury-t, 100-90. Nuk kishte edhe dilema sepse Pianeta gjatë gjithë kohës më shumë ikte se sa boksonte.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe Doantey Wilder. Ai ishte aty pranë dhe pas meçit u ngjitë në ring për të konfirmuar përballjen e radhës me Fury-n.

“Meçi do të zhvillohet njëqind për qind. Nuk po mund të pres të boksoj kundër teje ku do të nokautoj” theksoi Wilder.

“Kur do të takohemi në Las Vegas, do të nokautoj ty” ia ktheu Fury.

“Të gjitha do të specifikohen dhe detajohen javën e ardhshmë. Dueli do të zhvillohet” theksoi promoteri i Fury-t, Frank Warren.

www.kosovaboxing.org
19 gusht 2018

 

1 thought on “Fury fiton, Wilder dhe Fury meçi i radhës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.