RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Fury e dërmon Wilderin

3 min read

Artan Vërbica
22 shkurt 2020

MGM Grand, Las Vegas, 22 shkurt 2020 – Tyson Fury e ka mposhtur Deontey Wilder në revansh duke i rrëmbyer titullin e kampionit të botës në versionin WBC.

Raundi 1
Britaniku dominoi meçin që nga fillimi duke mos i dhënë asnjë rast amerikanit Wilder që nga fillimi. E filloi mirë që në raund të parë duke i rrëmbyer mesin e ringut, ku Wilder që nga gongu i parë ishte në ikje. Në raundin e parë fillimisht ishte Wilder i cili goditi dy herë Furyn, por ky në përfundim të raundit të parë iu kundër përgjigjë me disa goditje të një-pas-njëshme duke fituar raundin.
Fury 10-9 Wilder

Raundi 2
I njejtë ishte raundi i dytë, ku Wilder kërkonte goditjet një-dy por pa efekt, ndërsa Fury vazhdisht godiste dhe udhëhiqte meçin. Në fund të raundit të dytë, Fury seriozisht dëmtoi Wilderin i cili mund të them edhe e përcaktoi fituesin.
Fury 20-18 Wilder

Raundi 3
Në vazhdim në raund të tretë, u pa frika që kishte Wilder, thjesht ishte i paaftë të rikthehet dhe të bëjë më të mirën, ndërsa që Fury vazhdonte strategjinë e tij. Kjo rezultoi me një kombinim goditjesh ku Fury qëlloi në kokë Wilderin me të djathtën duke i dhën nokdovnin e parë Wilderit në këtë meç.
Fury 30-26 Wilder

Raundi 4
Në raundin e katërt Fury vazhdoi ta rrahë Wilderin, aq keq sa që çdo goditje e tij shkonte në vendin e duhur, nuk ia huqte asnjë, sidomos u shquan goditjet në trup. Ishte vetëm koha se kur Wilder do të pësonte nokdovnin e radhës apo nokautin. Në raundin e katërt Fury vazhdoi dominimin, ndërsa Wilder mezi mbahej.
Fury 40-35 Wilder

Raundi 5
I pesti raund i njejtë, tani më Wilder u rrëzu nga një goditje në trup nga Fury, por u mbajt deri në fund.
Fury 50-43 Wilder

Raundi 6
I gjashti raund i karrakterizua me shumë kapje, ku Fury kërkonte goditjen përfundimtare, ndërsa Wilder nuk kishte forcë por dëshironte vetëm të shtynte sa më shumë raundet, por ishte e kotë sepse vështirë të mbahej deri në fund se ishte vetëm raundi i gjashtë. Në këtë raund për shkak të ngjitjeve apo mbajtjeve, u ndëshkuar Fury me vërejtje publike, që ishte e padrejtë.
Fury 59-52 Wilder

Raundi 7
Në randin e shtatë Fury vazhdonte ta godaste fortë Wilderin, deri sa trajneri i Wilder nga këndi i tij i kërkoj mjekut kujdestar që ti ndërpres meçin Wilderit, sepse tashmë atij i rrezikohej shëndeti. Dhe kjo ndodhi. U pa një protest e Wilder se kinse mund të vazhdonte, por me duket edhe ai vet iu gëzua kësaj ndërprerje.

Çferë të themi, vetëm se një fitore e madhe Furyt. Ashtu siç hyri në ring si një mbret i vërtetë, ashtu edhe u dëshmua. Fury me këtë fitore hyn në analet e boksit botëror si njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.