RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Froch finalisti tjetër në “Super Six Super-Middleweight”

2 min read

Atlantic City, New Jersey, SHBA, 4 Qershor 2011 – Carl Froch ka arritur të fiton meçin gjysmë final të turneut “Super Six Super-Middleweight” kundër veteranit Glen Johnson. Fitorja e britanikut ka qenë e ngushtë edhe pse gjykimi nuk ka qenë edhe aq real duke pasur parasysh se Johnson ka treguar rivalitet dhe luftë të fortë dhe ka dominuar në disa raunde. Tre gjyqëtarët kanë vlerësuar kështu, Marc Green 116-112, John Stewart 117-111 dhe Nobuaki Uratani 114-114. Pra për kundër dy gjyqëtarëve të parë, Uratani ishte transparent dhe dha gjykimin e duhur, atë barazim. Froach pas kësaj fitore do të takohet në finale me amerikanin Andre Ward. Sipas parashikimeve të analistëve botëror, ky meç do të jetë paparashikuar, sepse te dy boksierët janë mjaft kualitativ dhe finalja e tyre tregon qartë nivelin e tyre. Ward deri më tani ka mposhtur Arthur Abraham, Sakio Bika, Allan Green, Mikkel Kessler, Edison Miranda etj, dhe është i pamposhtur deri më tani në 24 meçe. Ndërkohë Froch ka mposhtur Glen Johnson, Arthur Abraham, Andre Dirrell, Jermain Tylor, Jean Pascal dhe ka pësuar vetem një humbje nga Mikkel Kessler, në 29 meçe të zhvilluara.

Në parameç të Froch dhe Johnson boksoi edhe ish-kampioni botëror në kategorinë gjysmë të rënd dhe kruzer, hungarezi Zsolt Erdei. Ai mposhti amerikanin Byron Mitchel me ndërprerje në raund të gjashtë. Erdei ka rekord prej 33-0 (18 KO) dhe do të sfidon titullin e kampionit botëror shumë shpejt. Erdei renditet lartë në të gjitha versionet botërore, i 4-ti WBC, 3-ti WBA, 5-ti IBF dhe 7-ti WBO. Ndryshe nga herat e tjera ku Erdei në të kaluarën boksoi në Gjermani dhe Hungari, ai tash veprimatarinë në boks është duke e vazhduar në SHBA-të.

Kosovaboxing.org
6 Qershor 2011

1 thought on “Froch finalisti tjetër në “Super Six Super-Middleweight”

  1. Vlersimi 114-114 nuk pershtatet asnje pik, po nejse kur te boksojsh ne amerike eshte ndryshe. Froch do ta ket veshtire kunder Ward. Froch eshte per mendimin tim me i afte edhe atletet me i mire, mirpo ward eshte si nje karrabisht ;-). sdo te boksoj paster edhe mire. Shpresoj te fitoj Froch.

    Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.