RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2022

Franqezi Tony Yoka, ylli i Kampionatit Botëror

1 min read

Tony YokaEkspertët botëror të gjithë e kishin besuar finalën mes kroatit Filip Hrgovic dhe kazakut Ivan Dychko. Por, kjo finale u prish nga një boksier tjetër, nga fituesi i medaljes së bronzt të Lojrave Evropiane Baku 2015, franqezit Tony Yoka.

Franqezin Tony Yoka nuk e kishin konsideruar as favorit për medalje në këtë kampionat, por franqezi një nga një arriti ti mposht duke fituar me plotë meritë medaljen e artë.

Në meçin preliminar të tetës së finales Yoka u takua me kinezin Wang Zhibao, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0. Në çerekfinale befasoi bartësin numër dy në këtë kampionat botëror, kroatin Filip Hrgovic të cilin e mposhti me rezultat të ngushtë, 2 me 1. Në gjysëmfinale nuk pati shumë problem me britanikun Joseph Joyse të cilin e mposhti, 3 me 0. Në finale befasoi edhe bartësin numër një, kazakun Ivan Dychko duke e mposhtur me rezultat, 2 me 1.

Ky triumf dhe senzacion i franqezit nga agjencioni ynë përzgjedhët si boksieri më i mirë i këtij botërori. Olimpijada do të na sjellë prapë emocione në këtë kategori mes Dychkovit, Hrgovicit, Yokas dhe të tjerëve.

Kosova Boxing
15 tetor 2015  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.