RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Frampton mposht Santa Cruzin, por jo bindshëm siç e vlerësuan gjyqëtarët

1 min read

Carl FramptonBarclays, Brooklyn, New York, 30 korrik 2016 – Në një luftë të vërtetë, ish-kampioni i botës në kategorinë Super Bantam, Carl Frampton (23-0, 14 KO) ka arritur të fitoj titullin e kampionit të botës në kategorinë Super Pendël në versionin WBA, kundër meksikanit Leo Santa Cruz (32-1-1, 12 KO). Dueli ishte mjaft i ngushtë dhe i përafërt ku dy gjyqëtarë fitues e vlerësuan me 117-111, 116-112 për Frampton, ndërsa njëri të barabartë 114-114. Iralndezi Frampton kishte një nuancë më të mirë, por s`ishte dominues plotësisht që i dhanë fitoren e lartë. Ne si medium e vlerësuam të barabartë me 114-114.

Dueli i tyre u zhvillua në Barclays të Brooklynit në New York. Frampton kishte urdhëresën në kontratë se në rast të fitores duhet ti jap revanshin Santa Cruzit. Pas meçit Santa Cruz kërkoi revanshin në Los Angjelos, Belfast të Irlandës, apo kudo tjetër. “Po do të boksojmë sërish” theksoi Frampton.

Duhet të theksojmë se ky meç vlerësohet si njëri ndër më të mirët e vitit, dhe respekt si për Frampton si për Santa Cruz. Të shohim se kur do të caktohet revanshi.

Kosovaboxing.org
31 korrik 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.