RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Fotografitë e Eroll Popovës vlerësohen dhe prezantohen nga të gjitha mediat botërore të boksit

1 min read

Fotografi ynë i mirënjohur Eroll Popova është vlerësuar nga web-faqja zyrtare e boksit gjerman, figosport.de si njëri ndër fotografët më të mirë në Gjermani. Jo rastësisht Popova gjendet tani jo vetëm në mediat shqiptare, por ai me punën e tij po ze vend meritor në çdo arenë botërore. Ku është boksi apo ringu, aty është edhe Popova, i cili krahas fotografive të tij që shfaqen në mediat botërore, ai këto ethe të boksit dhe çaste të bukura i sjellë edhe për Kosova Boxing, gjë që ne jemi shumë falenderues.

Së fundi fotografia për meçin e shumë pritur ndërmjet Robert Stieglitz dhe Arthur Abraham që janë prezentuar për meçin e tyre që do të zhvillohet me 26 Gusht në Berlin, është parë në të gjitha mediumet botërore, dhe ato që janë në krye të boksit si eastsideboxing.com, boxingscene.com, etj.

Popova me punën e tij po dëshmon se është një ambasador i madh i popullit të Kosovës. Lobimi i tij dhe prezantimi në sport, po e lartëson vendin tonë në Botë.

Artan Vërbica
8 Qershor 2012

1 thought on “Fotografitë e Eroll Popovës vlerësohen dhe prezantohen nga të gjitha mediat botërore të boksit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.