Me 22 Janar janë  thirrur personelët më të mëdhnjë të tri versioneve më të mëdha të boksit botërorë, që të mbahet një mbledhje dhe një kuvend, lidhje me disa ligje në dobi të boksit dhe ti sqyrtojnë disa veti lidhje me veprimet e këqija që mund ta dëmtojnë boksin. Poashtu nga disa individe përflitet se mund të ndërtohet një version apo federatë e përbashkët e boksit që do ti kushtohet kryesisht kategorisë së rënd. Nuk e dime arsyen se pse version tjeter i  WBO-së nuk do të ketë ndonjë përfaqësues të tyre në këtë kuvend.

Ndarje e re e kategorisë së rënd do të jetë një nga pikat më kryesore të rendit të ditës kur anëtarët e IBF, WBA dhe WBC të takohen të premten në Kankun, Meksikë. Të pranishëmit pritet të përfshijnë, Kryetari i WBC-së Hoze Sulaimán, Sekretari/Drejtori Ekzekutiv Mauricio Sulaimán I WBC-së, Personeli Ligjorë, Gabriel Peñagarícano i WBC-së, Kryetari Marian Muhamed i IBF-së, Këshilltari Larry Hazzard i IBF-it, Zavendës/ President Ekzekutiv Gilberto Mendoza Jezus nga WBA dhe Drejtor WBA –së  Oliver Gómez.

“Pritje ime do të jetë për të vazhduar me të mirë dhe të ngushtë ndër-marrëdhënie të organtization për dobi të boks,” tha Mendoza Jr i cili gjithashtu ka në plan për të adresuar kërcënimet kryesore për boks të  botës, të tilla si alternativë sportive, kriza ekonomike, dhe mungesa e boks figurave si ambasadorët e sportit.

Si do që të jetë do t`ju informojmë më shumë në lidhje më këtë mbldhje që do të mbahet, Arsyja ende nuk është e ditur ! Krijimi i një kategorie të rënd, limiti i saj, apo një version i ri.

Hard Rock Hotel-Casino, Las Vegas, SHBA – Vanes Martirosyan 27-0 (17 KO) ka mbrojtur titujt e Kontinentit Amerikan NABF/NABO të kategorisë  “super welterweight”. Amerikani Maritosyan ka fituar fituar ish-kampionin botërorë Kasim Ouma 26-7 (18 KO) me vendim unanim të gjyqëtarëve me 97-92, 97-93 dhe 97-93.

23-vjeçari Martirosyan rankohet si i 12 në WBC, i 14 në WBA dhe i 8 në IBF. Fitorja e fundit ndaj afrikanit Ouma do ta sjell edhe më lartë në ranklistat botërore. Ouma gjatë gjithë takimit ishte nën avantazh edhe pse në raund të 9-të i dha një knock-down boksierit të ri amerikan, por kjo ishte e tëra se çka ai arriti të bëjë në këtë duel.

Fituesi i medaljes së artë olimpike me 2000 në kategorinë e rënd do të sfidoj titullin e kampionit European kundër kampionit aktual Albert Sosnowski. Polaku Sosnowski 45-2 (27 KO) do të mbroj titullin e kampionit European për herë të dytë.

Audley Harrison 26-4 (19 KO) nuk  e ka treguar epitetin e një talenti të madh siq e ka parashikuar bota. Ai është pritur të dominoj në kategorinë e rënd dhe të vazhdoj rrugën e ish-kampionit të madh të botës Lennox Lewis. Harrison tani 38-vjeçar nuk paraqet ndonjë rrezik për ndonjë boksier të kalibrit botërorë por ai mundet ta fitoj titullin European. Ky është maximumi i tij. Dueli Sosnowski vs Harrison do të zhvillohet me 9 Prill në Londër.

Artan Vërbica
17 Janar 2010