RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Floyd Mayweather – boksieri i dekadës 2010-2019

1 min read

Kosovo Boxing duke analizuar boksierët më të mirë të dekadës së fundit, 2010-2019, agjencioni ynë ka ardhur me një konstantim, se ky epitet i takon boksierit amerikan Floyd Mayweather.

Duke shikur dhe analizuar konkurentët që ishin mjaft të suksesshëm në dekadën e fundit si Andre Ward, Anthony Joshua, Canelo Alvarez, Gennady Golovkin, Vasyl Lomachenko, Manny Pacquiao, Tyson Fury, Oleksander Usyk dhe Doantey Wilder, del se Mayweather kishte diçka më shumë se të lartpërmendurit, duke i lënë prapa, se ishte më i suksesshmi.

Kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme Mayweather gjatë kësaj dekade, mposhti shumë konkurrent të denjë si Victor Ortiz, Miguel Cotto, Saul Alvarez – Canelo, Roberto Guerrero, Marcos Maidana dy herë, Manny Pacquiao, Andre Berto duke qenë jashtzakonisht i suksesshëm. Ai u pnezionua nga boksi aktiv në vitin 2017.

Vlen të përmendet që është pikërisht Mayweather që përfitoi me qindra miliona dollar duke e bërë sportin e boksit me numra treshifror. Ai kundër Manny Pacquiaos inkasoi 180 milion dollar në vitin 2015, ndërsa që në krah të tij fitoi edhe filipinasi 120 milion dollar.

Në meçin e shekullit, siç e quajtën “Fight of Century” me 2015 në Las Vegas, ishte prezent edhe mediumi numër një i sportit të boksit Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
9 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.