RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Marku vërteton kualitetin, mposht Prodanin

2 min read

Me këtë triumf, fiton titullin IBF International

Londër, 25 shtator 2021 – Florian Marku (9-0-1, 6 KO) ka vërtetuar kualitetin e tij sonte në kryeqytetin Britanik, duke mposhtur romunin Maxim Prodan (19-1-1, 15 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Edhe pse Prodan ishte vlerësuar favort ndaj ekspertëve, Marku ka thyer konstantimin e të gjithëve duke arritur fitore të madhe, më të madhen deri më tani.

Ndryshe nga ajo që kishte theksuar në konferencë për gazetar, se do ta nokautoj para kohe, Marku ishte figurë ndryshe sonte. Ai me një qetësi, intelegjencë arriti të triumfoj, ku pos të tjerash ai tregoi boks të bukur. 28-vjeçari që nga fillimi nuk u lëshua në avantura për ta rrëzuar por nga raundi në raund tregoi maturi duke triumfuar me meritë.

Ishim skeptik se nëse meçi do të shkoj në të gjitha raundet se Markut do ti ipet fitorja, duke ditur se Prodan ka afërsi më të madhe se boksieri ynë me Matchroom. Por, përkundër një gjyqëtari që ishte qesharak dhe i pa dinjitet që e vlerësoi me 99-91 për Prodan, dy të tjerët i dhanë fitoren boksierit tonë, 97-93 dhe 96-94.

Me këtë fitore Marku fitoi titullin IBF International, titull i vlerësuar lartë. Ky triumf do ta sjell Markun në mesin e 15 boksierëve më të mirë në botë në këtë version në kategorinë velter, ku kampion i botës është Errol Spence Jr.

Artan Vërbica
25 shtator 2021 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.