RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Fituesi Skoglund dhe Shala mund të boksoj për IBF Eliminator

2 min read

Erik Skoglund vs. Shpetim ShalaShpetim Shala në rast të fitores ndaj suedezit Eric Skoglund me 9 dhjetor në Nykpoing të Suedisë do të mund të marrë mundësinë të boksoj për IBF eliminator. Ndërsa çifti tjetër që do të marrë mundësinë është ai ndërmjet rusit Artur Beterbiev dhe paraguajesit, Ranoni Prieto. Këtë lajm ekskluziv nga IBF ekskluzivisht Kosova Boxing e pranoi disa ditë më parë. Ky vendim nga versionin IBF, erdhi gjatë fundjavës së kaluar, menjëherë pas meçit për titull bote ndërmjet Andre Ward dhe Sergey Kovalev që u zhvillua me 19 nëntor në T-Mobile Arena në Las Vegas, ku fitues doli Andre Ward. 

Andre Ward ishte pozicionuar më parë në pozitën e parë, ndërsa i dyti ishte Artur Beterbiev #2 dhe i treti Eric Skoglund #3. Tani këta dy boksierët do ti zënë pozitat një dhe dy ku pritet të zhvillohet meçi eliminator i tyre. Por, shpresojmë që planet mund ti prishë boksieri ynë Shpetim Shala në rast të fitores duke marrë rastin historik në karrierën e tij. 

Beterbiev (10-0, 10 KO) dhe Ranoni Prieto (26-1-3, 22 KO) do të takohen në muajin e ardhshëm me 23 dhjetor. Sikur se Shala edhe Prieto nuk renditet në TOP-15 në IBF, por Prieto renditet i 7-ti në WBO. Por, ekipi i Shalës duhet të janë të vëmendshëm dhe të kërkojnë para përballjes me Skoglund nga IBF që ky meç të jetë zyrtar për pozitën e eliminatorit. 

Kampin e Beterbievit e ka gëzuar pa masë ky vendim ku mezi presin përballjen me Andre Ward, ndërsa që Skoglund nuk duket të jetë i interesuar për meçin eliminator. Ekipi i tij Saurland, duket më i interesuar për brezin e regullar të WBA-së që e fitoi vellsiani, Nathan Clverely muajin kaluar. Ndërsa kampioni aktual në tre versionet, Super WBA, IBF dhe WBO, Andre Ward pritet të lenë titullin IBF vakant, duke ditur rëzikshëmërinë që ka rusi Beterbiev.

Artan Vërbica
29 nëntor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.