RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Fitorja e radhës për Edis Tatli

2 min read

Palestra Toolon Kisahali, Helsinik, Finlandë, 26 Mars 2010 – Edis Tatli 11-0 (2 KO) ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist kundër franqezit, Damien Martin 9-5-2 (3 KO). Dueli Tatli dhe Martin ishte parameç i Robert Helenius dhe Gbenka Oloukun. Kjo është fitorja e parë e boksierit tonë këtë vit, cili fitoi me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Të tre gjyqëtarët e vleresuan duelin 60-54, 60-54, 60-55 në favor të boksierit tonë. Edis Tatli është boksieri më i mirë në Finlandë në peshën e lehtë. Ai është ardhmëri i boksit shqiptar. 11 meçe, 11 fitore, tregojnë bilancin e tij superior në një nivel të lartë të boksit botërorë.

Dueli kryesor i kësaj mbrëmje ishte mes Robert Helenius 12-0-0 (7 KO) dhe Gbenga Oloukun 17-4-0 (10 KO). Helenius triumfoj me vendim unanim pas tetë raunde me vendim unanim të gjyqëtarëve. Ishte një duel i forte dhe një sprovë e vërtet për finlandezin e fuqishëm. Nigeriani Oloukun është përballur gjatë viteve të fundit me shumë boksier cilësore konkretisht me boksier të Saurland Event. Olukun ka mposhtur vitin e kaluar Lamon Brewster por ka humbur nga Rene Dettweiler, Kubrat Pulev dhe tani Robert Helenius. Ndërkohë Helenius ka mposhtur boksier si Taras Bidenko, Lamon Brewster, Scott Gamer. Ai së bashku me Kubrat Pulev janë perspektiv e kategorisë së rënd. Vitin e kaluar Robert Helenius ishte së bashku me boksierin tone të mirënjohur Luan Krasniqin në përgaditje, por Krasniqi u lëndua dhe nuk u zhvillua dueli i pritur me Dimitrenkon. Helenius luftën e ardhshme do ta zhvilloj me 1 Maj në Oldensburg, Gjermani.

Artan Vërbica
27 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.