RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Fitorja e Mayweather ndaj Pacquiaos e dyshimtë

3 min read

Mayweather duhet t`i jap revanshin Pacquiaos

nga Artan Vërbica
12 may 2015

Mayweather-v-Pacquiao-The-Fight - 10Kemi pritur gjatë, 10-ditë për të ardhur me një konstantim pas një analize të gjatë dhe përmbledhje të gjerë rreth dramës së krijuar ndërmjet Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. E kemi kontestuar vlerësimin e thellë të gjyqëtarëve 118-110, 116-112 dhe 116-112 në të mirë të Mayweather, edhe pse sipas nesh në vlerësimin tim të parë personal Mayweather fitoi 115-113 ndaj Pacquiaos, që ishte mjaft ngushtë. Por, ditë pas dite dalin në pah të vërtetat dhe parregullsitë rreth këtij meçi. Jo vetëm ne, por edhe shumë personalite tjera botërore e kanë kontestuar fitoren e Mayweatherit, ndër ta edhe ikona e boksit botëror Evander Holyfield që theksoi pas meçit që fitues ishte Pacquiao.

Artan and Joe CortezPse fitorja kontraverse! Po fillojmë nga e para: Një ditë para meçit takuam gjyqëtarin e njohur botëror Joe Cortez në Media Center. Aty zhvilluam një bisedë me te, dhe ai në bashkëbisedim na tregoi se ai është zgjedhur nga versioni WBC për të ndarë drejtësinë në meçin Mayweather dhe Pacquiao. Të nesërmen u befasova kur në ring pash një gjyqëtar tjetër, ishte Kenny Bayles. Pikërisht Bayles kishte ndarë drejtësin ndërmjet meçit Mayweather dhe Maidana meçin e dytë të tyre dhe Bayles u akuzua nga gjithë pasi në inqizim shihet mjaft mirë, kur Maidana godet fortë Mayweatherin ai ndërhyn në mes duke e shpëtuar dhe shihet ndikimi i tij kur e pyet, “Floyd, are you ok”. Pra, kjo ishte pjesa ime e parë që mua më zuri në befasi para se të paraqiteshin Mayweather dhe Pacquiao në ring.

Pjesa tjetër shihet manipulimi i gjyqëtarëve rreth ringut Burt Clements, Dave Moreti dhe Glenn Feldman që i dhanë të shumtën e raundeve Mayweatherit, kjo edhe është pritur.

Pas disa ditëve shihet se çipi i ngjitur te dy boksierët ishte i manipuluar. Te Mayweather ishte i programuar që çdo goditje ti numërohet me tre gjuajtje, ndërsa te Pacquiao ishte normale. Pas një analize dhe xhirimeve të ngadalsuara kjo u kuptua që edhe çipi për rregjistrimin e goditjeve ishte i rregulluar në të mirë të Mayweather, sepse ai gjuajti përafërsisht aq godtije sa Pacquiao. Statistikat e para na kanë treguar se Mayweather gjuajti 435 goditje, ndërsa Pacquiao 429 goditje, ndërsa që goditje të sakta Mayweather ka pasur 148 goditje, ndërsa Pacquiao vetëm 81 goditje. Por, nga xhirimet e fundit të ngadalsuara vijnë rezultatet tjera, se Mayweather nuk ka gjuajtur më shumë goditje se Pacquiao, dhe se Mayweather ka pasur vetëm 68 goditje të sakta, ndërsa Pacquiao 98 goditje të sakta. Dhe sipas numërimit në raunde, Pacquiao do të ishte fitues pas 12-raundeve me rezultat, 116-113.

Rasti i fundit tani vjen edhe nga portali TheControversialfiles.net, ku në dhomat e në dhomën e zhveshjes të Mayweatherit janë gjetur substanca të ndaluara mbas meçit më Pacquiao. Autoritetet kumtojnë se Mayweather ka përdorur MUSCLE REV, që përmban efektet e steroidave. Te disa sporte kjo substancë është e lejuar por te disa jo. Versioni WBA e ka të ndaluar, ndërsa për të tjerët akoma nuk ka informatë.

Gjëja e keqe që ka ndodh nga Pacquiao është ajo pas meçit kur theksoi se ka pasur krahun e lënduar. Këtë Pacquiao nuk është dashur ta thotë sepse po të ishte i lënduar, do të duhej të anulonte meçin tre javë më parë dhe jo të luhet me ndjenjat e të gjithë adhuruesve të boksit, pikërisht filipinezeve, ku dy fansa pas shpalljes së humbjes së tij kërcyen nga ndërtesat në Manila duke bërë vetëvrasje. Por, Pacquiao me një kumtesë ka spjeguar pse se ka anuluar meçin. Për arsye se të gjitha përgatitjet ishin bërë, biletat ishin shitur, tv drejtimet poashtu dhe ndarja e parave ishte theksuar poashtu. Dmth, çdo gjë ishte vonë për të kërkuar datë të re. Sigurisht që Mayweather nuk do t`ia ipte rastin më…

Një konstantim i yni, Mayweather duhet ti jap revanshin Pacquiaos.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.