RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fitorja e Gjergjaj hap një kapitull të ri në kategorinë e rënd

2 min read

Shkruan: Artan Vërbica
Foto: Kosova Boxing 

IMG_4480Prishtinë, 6 tetor – Fitorja e Arnold Gjergjaj para dy ditësh ndaj Adnan Rexhoviq hap një kapitull të ri për boksin shqiptar në kategorinë e rënd. Është Gjergjaj që pas disa vitesh po ecën rrugës së Luan Krasniqit, ikonës së boksit tonë i cili kishte dhënë senzibilizimin më të madh boksit shqiptar por edhe më gjerë gjatë gjithë historisë së boksit tonë. Gjergjaj i po na kujton kohën e artë të Luan Krasniqit i cili po na dhuron emocione të njejta ku gradualisht është duke u shëndruar në boksierin shkatërues për çdo kundërshtar, dhe me potencialin që e posedon Gjergjaj shumë shpejt do ti afrohet kreut aty ku qëndrojnë boksierët më të mirë në botë të kategorisë së rënd, si kampioni botëror në versionet IBF, WBA dhe WBO, Wladimir Klitschko, pastaj kampioni botëror në versionin WBC, Bermane Stiverne, pastaj boksierëve që mbajnë kreun si, Kubrat Pulev, Ruslan Chagaev, Dereck Chisora, Doentay Wilder, Tyson Fury, etj.

Trauma e Baselit u përmbyll me nakaut klasik nga boksieri ynë i cili plandosi rënd boksierin boshnjak Adnan Rexhoviq duke dëshmuar edhe një herë potencialin që posedon Gjergjaj për të ardhmen. Gjergjaj njëherit i shkaktoi humbjen e parë në karrierë në 16-meçe Rexhoviqit, ndërsa për Gjergjaj kjo ishte fitorja e 26-të në karrierë në poaq meçe, 20 me nakaut.
Me këtë fitore Gjergjaj do të futet në TOP-15 në versionin EBU, dhe në TOP-30 në versionin botëror të WBC-së, ku në një të afërme të shkurtë do të mbroj titullin EBU-EE (European External Europen Union) e më pastaj do të shoh mundësinë të sfidoj edhe titullin EBU-EU (European Union Title) titull i Bashkimit Evropian, por për këtë do të shqyrtojnë mundësit pasi Zvicra nuk është anëtare e shteteve të Bashkimit Evropian. Por, gjithsesi Gjergjaj do të synoj shumë dhe hap pas hapi do ti afrohet kreut botëror. Titulli i kampionit evropian pronë e Dereck Chisora-s do të mund që të sfidohet në vitin e ardhshëm, por për këtë kampi i Gjergjaj do ti analizoj me ekipin e tij.

Më gëzon fakti pasi pesë vite më parë kur Kosova Boxing ishte mediumi i parë që kishte prezantuar boksierin tonë, disa ishin skeptik për talentin e tij. Por, sot jemi krenar që ne si medium i kishim dhënë kreditin që deri më sot e ka realizuar. Duhet theksuar se personi i parë që ka shkruar për boksierin tonë, ka qenë gazetari i njohur Rexhep Hasani i cili në atë botë kur Gjergjaj ishte boksier amator ai e kishte pasqyruar shkrimin e parë për te në gazetën ditore “Zëri”.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.