RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Fitim Latifi emër i ri në boksin profesionist

1 min read

Fitim Latifi është emri i ri në boksin profesionist. Boksieri nga Vushtrria i cili prej shumë vitesh jeton në Finlandë ka debutuar me shumë suksesë në shtetin skandinav në Finlandë. Latifi do të jetë pjesë e ekipit “P3 Promotion” e cila menaxhohet nga promoteri i njohur Pekka Maki. Tani ekipi “P3 Promotion”  do të ketë dy boksier tanë, Edis Tatli dhe Fitim Latifi.

Latifi mundi boksierin me shumë eksperiencë nga Lituania Andrej Cepur 5-8-0 të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve. Gjyqëtarët e vlerësuan me rezultat 40 me 36 në të mirë të boksierit tonë. Latifi në boksin amator kishte zhvilluar 43 meçe amatore duke shënuar 35 fitore dhe 8 humbje. Për meçin e radhës së Latifit do t`ju informojmë.

Kosova Boxing është agjencioni i cili promovon çdo boksier shqiptar anë e mban botës. Këtë përkushtim e bëjmë me plot energji duke njohur të gjithë këta gladiator anë e mbanë ruzullit botëror, dhe jemi krenar për këtë.

Artan Vërbica
10 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.