RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fevzi Buzolli, talentin të cilin e dëmtoi politika

3 min read

Kosova Boxing ju sjell vazhdën e  historisë së lavdishme të klubit të boksit Prishtina, ku kësaj radhe ju sjellim boksierin Fevzi Buzollin, duke mos lejuar që kontributi i tyre të mos harrohet.

Foto: Kosova Boxing

CIMG1186Në shenjë respekti dhe nderimi për çdo boksier i cili dha kontributë për klubin e boksit Prishtina, kësaj radhe ju sjellim një figure tjetër. Ai është Fevzi Buzolli, njëri ndër talentët më të rëndësishëm të klubit të boksit Prishtina i cili përfaqësoi denjësisht ngjyrat bardhë e kaltër.

Fevziu është kusheriu i afërt i njërit ndër boksierëve më të mirë tonë të gjitha kohërave të gjeneratës së artë të klubit të boksit të Prishtinës, Sami Buzolli.  

Fevzi Buzolli karrierën e filloi të klubi i boksit Prishtina në vitin 1983/84. Si juniorë tregoi shkathësit e një talenti të rrallë duke u futur si 15-vjeçar në reprezantacionin e ish-Jugosllavisë. Në vitin 1987 grumbullohet për kampionatin ballkanikë për juniorë në Athinë të Greqisë. Ai tregoi cilësi duke qenë ndër talentët më të mirë në kampionat ballkanikë, edhe pse nuk fitoi ndonjë medalje. Pas kthimit nga kampionati ballkanikë, i cili provoi ethet e para nga një kampionat ndërkombëtar, ai vetëm pas dy javëve mori pjesë në turneun e boksit “AS Gladiators” në Romë duke shënuar dy fitore të rëndësishme duke treguar se e ardhmja e tij është edhe më e ndritshme. Ai u bë i pakontestueshëm për reprezentacionit të ish-Jugosllavisë, ku në vitin 1988 para Lojrave Olimpike në Seul të Koresë së Jugut, me 1988, përzgjidhet për Lojrat Para Olimpike në Barcelonë të Spanjës. Kjo garë mbahej çdo herë në vendin e nikoqirit të ardhshëm i cili do të organizonte Lojrat Olimpike. Ai shënoi tre fitore duke synuar medalje për Lojrat Olimpike pas katër vjetësh në Barcelonë 1992, por situata politike u shkatërua në ish-Jugosllavi duke ia mohuar drejtën të gjithë shqiptarëve pjesëmarrjen, dhe Fevziu dhe të tjerët pësuan nga gjendja politike.

Sukseset i tij në klubin e boksit Prishtina ishin mjaft të madha, ku me 1987 inkuadrohet në ekipin e parë, ku pas largimit nga klubi të Agim Latifit, Ali Ndrecaj dhe Zahir Shabanit, në vendet e tyre erdhën Afrim Mustafa, Ilir Mustafa dhe Fevziu. Por, klubin e Prishtinës e morrën masat e dhunshmë të Sërbisë në vitin 1990, dhe nga klubi shumë boksier u larguan dhe ndër ta ishin edhe Fevzi Buzolli i cili kaloi në Vojvodinë të Novi Sadit, Nysret Rexhepi kaloi te Partizani i Beogradit, Afrim Majanci të Zhelezneqari i Sarajevës, e shumë tjerë morrën rrugën e mërgimit në Evropë.

Pas dy viteve të kaluara tek Vojvodina dhe fillimit të luftës në Slloveni dhe Kroaci, liga e ish-Jugosllavisë shpërbëhet, dhe Buzolli kthehet në Kosovë. Buzolli kishte oferta të shumta nga disa klube të Sërbisë dhe Evropës, por ai rikthehet në Kosovë duke ndihmuar dhe pamvarësuar sportin dhe boksin e Kosovës, ku kontributi i tij ishte i madh. Ai së bashku me Afrim Majancin, Beqir Berishën, të ndjerin Abedin Ejupi, Abedin Likën, Aziz Salihun dhe të tjerët ndihmuan shumë për fillimin e boksit tonë.  

 Përgatiti:
Artan Vërbica
29 shtator 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.