Die. Dhj 15th, 2019

Fenomeni i boksierëve që u kapën me doping këtë vit – Teper, Tarver, Browne, Chagaev, Sturm, Povetkin, Bute

4 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

DopingBoksi modern sot kurr më i ndytur nuk ka qenë, por në anën tjetër edhe kurr më i drejtë, sepse boksierët që po përdorin substanca të ndaluara po kapën dhe po dënohen. Kjo me një anë po e dëmton imazhin e kryesisht të boksit profesionist, por në tjetrën anë Federatat botërore po e kryejnë punën ashtu siç duhet.

Ndër boksierët që u kompremituan këtë vit janë: Erkan Teper, Antonio Tarver, Lucas Browne, Ruslan Chagaev, Felix Sturm, Alexander Povetkin dhe Lucian Bute.

Ju sjellim përshkrimin një nga një: 

Erkan Teper vs. David Price 
I pari që doli pozitivë me doping këtë vit ishte kampioni evropian në versionin EBU, Erkan Teper. Dueli Erkan Teper dhe David Price edhe pse u zhvillua në korrik të vitit të kaluar, rezultati nga Organi gjerman i Dopingut erdhi në fillim të këtij viti me 14 janar. U bë bujë e madhe ku menaxheri i Teper-it, Dennis Rappaport akuzoi Federatën kryesore të Gjermanisë BDB-në që nuk e kumtoi rezultatin me kohë, ndërsa edhe vetë EBU-në. Rappaport kërkoi nga BDB 1 milion euro dëmshpërblim dhe 2 milion nga EBU, për shkak të uljes së reputacionit të tij personal të menaxherit. Akoma meçi Teper dhe Price është i rregjistruar dhe nuk është “No Contest”, i pa vlefshëm.

Antonio Tarver vs. Steve Cunningham
Dueli i zhvilluar në gusht të vitit të kaluar ndërmjet Antonio Tarver dhe Steve Cunningham kishte përfunduar i barabartë. Por,”New Jersey State Athletic Control Board (NJSAC)”apo Komisioni Atletik të Dopingut i shtetit të New Jersey-t, erdhi me lajmin me 12 shkurt të këtij viti se boksieri i famshëm Antonio Tarver kishte përdorur doping në meçin kundër Steve Cunningham. Ai u deturua të paguaj 50.000 dollar dëmshpërblim nga 250.000 dollar sa kishte fituar në meç me Cunningham dhe u suspendua me 6 muaj pezullim për të boksuar. Kjo nuk është hera e parë që Tarver u kapë me doping. Ai edhe me 2012 në meçin me Lateef Kayode në Kaliforni rezultoi pozitiv me doping kur u dënua me një vit suspendim.

Ruslan Chagaev vs. Lucas Browne
Ky duel u zhvillua me 5 mars në Grozny të Çeçenisë së Rusisë dhe ishte i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBA. Pas një super meçi Browne arriti ta nakautoj Chagaevin në raund të 10-të duke fituar titullin e kampionit të botës. Por, vetëm disa ditë më pastaj erdhi rezultati nga Komisioni botëror i Dopingut, (VADA) – “Voulnetary Anti-Doping Association” që Browne rezultoi me Clenbuterol, që është anabolik i ndaluar. Por, më pastaj edhe Chagaev u theksua që kishte marrë mjete të ndaluara. Por, gjithçka më pastaj u fshehë. Browne vazhdon të pastroj reputacionin e tij duke insistuar që nuk ka përdorur asgjë të palejushme, por akoma nuk ka vendim definitiv se çfarë do të vendosët me këtë meç. Meçi Browne dhe Chagaev vazhdon akoma të qëndroj si triumfues për Browne.

Felix Sturm vs. Fedor Chudinov 
Felix Sturm iu kishte revanshuar rusit Fedor Ruchinov me 20 shkurt të këtij viti për humbjen e vitit 2015. Me këtë fitore Sturm përsëri arriti të fitoj titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme. Edhe pse fitorja e tij ishte mjaft e dyshimtë dhe kontraverze, Sturm më pastaj u zë se kishte përdorur substanca të palejuara, ku në mostrën e tij u gjetë substanca Anabolic. Ky lajm u kumtua për pa rregullsitë e tij me 17 prill. Edhe Sturm u ankua dhe nuk e pranoi. Meçi Sturm dhe Chudinov akoma është ai fitues i Sturm. Edhe ky meç pritet të shpallet i “No Contest” i pa vlefshëm.

Povetkin vs. Wilder 
Meçi i parashikuar të zhvillohet me 21 maj në Moskë për titullin e kampionit të botës në versionin WBC, ndërmjet kampionit botëror Deontay Wilder dhe sfiduesit numër 1, Alexander Povetkin, është anuluar një javë para përballjes. Komisioni botëror i Dopingut VADA –  “Voulnetary Anti-Doping Association” e cila ishte shpallur nga WBC për ta kontrolluar këtë meç ka shkuar në dy kampet gjatë përgatitjeve për ti kontrolluar dy boksierët. Ndërsa që boksierit rus Povetkin i kishin marrë mostrën me 27 prill dhe rezultati kishte dal që ai ka përdorur substancën e ndaluar Meldonium. Meldonium ështe mjet që ndihmon qëndrueshmërinë. Povetkin është parë në meçet e fundit se ka qenë shumë i lodhur nga raundet 6 deri 12. Për këtë arsye ky meç nuk u zhvillua.

Badou Jack vs. Lucian Bute
Romuni me nënshtetësi kanadeze Lucian Bute ka rezultuar pozitive në duelin e zhvilluar me 30 prill kundër suedezin Badou Jack. Në mostrën e Bute është gjetur ostarinë. Rezultati erdhi para tre ditëve nga komisioni “Washington D.C. Boxing and Wrestling Commission” apo nga Komisioni i sporteve të boksit dhe munjdes së shtetit DC të Washingtonit.

www.kosovaboxing.org
31 maj 2016

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.