Fehmi Sejdiu u lind me 17 Prill 1932 në Pakashticë të Podujevës. Si gazetar i sportit filloi të punoj nga viti 1958 në gazetën ‘Rilindja’ duke punuar për plot 31-vite deri më 1989. Kontributi i tij është mjaft i madh, dhe është i vetmi ‘DOAJEN I BOKSIT’ që ka pas Kosova në atë kohë dhe më sot. Për sa ishte K.B.Prishtina në ligën e dytë dhe inkuadrimit në ligën e parë, Fehmiu nuk ju nda kurrë klubit më me namë në Kosovë dhe gjithë shqiptari- K.B.Prishtina. Ai ishte gjithëmonë me ta kudo që ishin, Beograd, Nish, Kragujevc, Banja LLukë, Pulë etj.

Si analistë i boksit ka përcjell të gjithë boksieret e elitës së Kosovës. Fehmi Sejdiu me nostalogji i përkujton të gjithë boksierët që kontribuan në atë kohë. Ishin këta djelmosha që filluan ta prezantonin kombin tonë në shtetin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë dhe të kuptonin për ne. Me punën e të gjithëve qoftë boksier, trajner, gazetar e tjerë, populli ynë filloi tu tregoj se shqiptarët nuk janë vetem furragjinjë e ëmbëltor përgadites, sharragjinjë, por dijnë të kultivojnë sportin, sepse kishim talent dhe këtë filluam t`a tregojmë regjimit të atëhershëm Jugosllavë dhe sidomos në sportin e boksit ku nga vitet 1970 e deri më 1989 ishim dominant në tërë ish-Jugosllavinë, Evropë dhe Botë.

Fehmi Sejdiu i përkujton djelmoshat e asaj kohe që kontribuan për kombin tonë. Ata ishin, Esat Krajkova, Mehmet Bogujevci, Abedin Lika, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Sahit Hajdini, Shefki Bogujevci, Agim Latifi, Bajram Hashani, Haki Bulliqi, Nazif Gashi, Beqir Berisha, Gjeko Muhovic, Nysret Rexhepi, Hilmi Hyseni, Fatmir Makolli, Xhevdet Peci, Aziz Salihu duke u udhëhequr nga strategu ynë legjendar, Lah Nimani.

Fehmi Sejdiu ka qenë Kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës për dy mandate dhe po ashtu Anëtar i Federatës së Boksit të Ish-Jogosllavisë për dy mandate. Në kampionatin botërorë amator të boksit me 1974 në Havana të Kubës, Sejdiu ishte prezent si gazetar i ‘RILINDJES’ dhe kishte rast t`a takoj legjendën Teofilo Stevenson. Sejdiu e pyeti a bën një intervistë nga ju ? T.S : Ai ktheu nga jeni ! F.S : Nga Jugosllavia. T.S : Stevenson buzëqeshi duke i thënë ndoshta nga Kosova sepse Jugosllavia nuk ka boksier, e di se vetem shqiptarët janë ma të mirët. Pra në atë kohë Teofilo Steveson nuk e kishte njohur shtetin artificial Jugosllavë por të Kosovës që e kemi sot.

Fehmi Sejdiu nuk ishte i nderuar vetem nga shqiptarët por nga të gjithë gazetarët, ekspertët e analistët e huaj ndërkombëtar. Ish-kampioni Evropian, Botëror dhe Olimpik në amatorizëm dhe kampion evropian dhe botërorë në profesionalizëm – Mate Parlov, i cili kishte rrespekt të madh për Fehmi Sejdiun dhe ishte njëri ndër personat që e veqonte shumë nga gazetarët tjerë dhe nuk pritonte t`i përgjigjej asnjë herë. Në duelin që e kishte për kampion bote me 1978 në Milano të Italisë kundër Argjentinasit, Miguel Angel Cuello ishte i ftuari i tij special, mirpo kishte pasur një aksident trafiku dhe nuk kishte mundur t`a përcjell duelin nga afër. Fehmi Sejdiu ishte përndryshe xhaxhai i ish-Kryetarit të Republikës së Kosovës – Fatmir Sejdiu.

Fehmi Sejdiu ishte  xhaxhai i ish-presidentit të Republikës së Kosovës – Fatmir Sejdiu.