RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

FboxprofK pranohet me të gjitha drejtat në EBU

2 min read

Prishtinë, 17 Qershor – FboxprofK – Federata e Boksit Profesionist e Kosovës është pranuar me të gjitha drejtat ndërkombëtare në federatën më të madhe evropiane në boksin profesionist EBU. Kongresi i mbajtur me 11 Qershor në Hotel Morrison në Dublin të Irlandës dhe Kosova është votuar me shumicë nga gjithë përfaqësuesit, por ka pasur disa që kanë apstenuar dhe kanë qenë kundër si përfqësuesi i Sërbisë Luka Popovic etj. Pra ishte vetëm Serbia kundër dhe dy tjera që apstenuan, ndërsa të tjerat ishin pro federatës tonë e cila ka promovuar e boksin profesionist mjaft shumë këto dy vitet e fundit. Në këtë asamble u përjashtuan tre federata që kishin qenë anëtare në EBU, si Federata Profesioniste e Sllovenisë, Maltës dhe Izraelit, pasi nuk kanë respektuar regulloret dhe kanë shkelur shumë nene. Poashtu në këtë asamble u bë e njohur se edhe Federata Profesioniste e Boksit të Maqedonisë ka aplikuar në EBU dhe ajo do të monitorohet nga EBU.

Federata e Boksit Profesionist e Kosovës ka të drejt të zhvilloj të gjitha aktivitetet si, zhvillimin e meçeve profesioniste, lëshimin e licencave për boksier, menagjer, promoter, matchmaker, etj, pastaj kontrollimin e meçeve profesioniste në vendin tonë dhe jashtë vendit dhe të ndihmoj boksin tonë kudo. FboxprofK-së do të mbaj nën kontroll të gjitha këto regullore deri vitin e ardhshëm në asamblen gjenerale të EBU-së, ku Kosova poashtu do të ketë edhe përfaqësuesin e vet në EBU me drejt vote të lirë.

Ky lajm ka arritur dje në adres të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës me anë të një faxi nga nënkryetrja e EBU-së, Enza Jacoponi. Ndërkohë Federata e Boksit Profesionist e Serbisë ka lëshuar ankesë dhe paknaqësi në EBU dhe poashtu në versionin botëror WBC, por këto shkresa dhe ankesa nuk janë marrur serioze nga EBU. Sipas FBPS Kosova duhet të jetë nën federatën e Serbisë, por EBU i është përgjigjur se Kosova është Kosovë, Serbia është Serbi dhe nuk kanë më të ngjashme asgjë.

Federata e Boksit Profesionistë të Kosovës do të mbaj të shtunden me 18 Qershor në Shtëpinë e Sporteve nga ora 12:00, konferencë për media, ku gazetarët do të njoftohen për të gjitha në detaje. Poashtu në Konferencë do të jetë prezent boksieri ynë i mirënjohur Jetmir Kuçi i cili tash bokson me Licencë të Kosovës, i cili me 19 Qershor do të boksoj në Buchs të Zvicrës kundër Gordan Glisic.

Kosova Boxing falenderon FboxprofK-së për lajmin dhe për bashkëpunimin e ndërsjell.

Kosovaboxing.org
17 Qershor 2011

2 thoughts on “FboxprofK pranohet me të gjitha drejtat në EBU

  1. Urime pranimi ne EBU dhe vetem suksese ne te ardhmen,dhe dgasht zoti qe se shpejti te behet dhe pranimi i FboxK ne AIBA e qe dhe ne si Kosove te marrim pjese dhe ne kampionate ballkanike europiane e beoterore dhe te kthejm namin e boksit si dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.