RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

FboxK shpall Liridon Zeqirin boksierin më të mirë për 2010

1 min read

Prishtinë, 22 Dhjetor 2010 – Organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, me pjesëmarrje të punëtorëve dhe sportistëve të ndryshëm dhe përfaqësues të mediave, në Shtëpinë e sportit në Prishtinë u shpallën laureatët në boksin e Kosovës për 2010. Juria në përbërje: Xhevdet Peci, Sylejman Voca dhe Latif Demolli, anëtarë, pasi analizoi në hollësi aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2010, dha këto vlerësime: Epiteti i boksierit më të mirë të Kosovës për seniorë përsëri i ka takuar përfaqësuesit të Dritës së Gjilanit, Liridon Zeqiri. Kupën ia dorëzoi, Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së boksit të Kosovës. Ndërkaq në konkurrencën e juniorëve, ky epitet i takoi përfaqësuesit të Prizrenit, Armend Xhoxhaj. Këtij kupën ia dorëzoi,Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të sportit të Kosovës. Trajner më i dalluar është shpallur, Shefki Bogujevci, gjyqtar, Latif Demolli. Epiteti i punëtorit të vitit i ka takuar Sylejman Vocës, kurse klubi më i mirë është shpallur Prizreni.

Gani Kosumi
22 Dhjetor 2010

3 thoughts on “FboxK shpall Liridon Zeqirin boksierin më të mirë për 2010

  1. redaksi e nderuar neper gazeta po lexojme qe edhe disa boksiere femra dhe shpresa te boksit qe jane zgjedhur dhe kane marre mirenjohje kurse ketu ne lajmin e juaj nuk figurojne,e kete faqe une e lexoj vetem per informata rreth boksit e disi me duket qe i kini anashkaluar femrat dhe shpresen e boksit kosovar ju kisha lute qe ne te ardhmen te mos anashkalohen,se po ja hupni vullnetin te rinjeve !!!

  2. SHUME TE FORTE INI SA I PERKET BOKSIT SI ATE AMATOR NJASHTU EDHE PROFESIONAL VEQ VAZHDONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.