Federata e boksit të Kosovës zhvilloi kampionatin individual të Kosovës për junior dhe senior. Nga 13-të lufta që u zhvilluan shikuesit dolën mjaft të kënaqur me cilësinë e treguar. Duele mjaft interesante u zhvilluan në kategoritë deri në 54 kg në mes të Fatos Ferizit nga K.B. Kosova e Vushtrrisë dhe Kreshnik Kokollori nga K.B. Prizreni ku fitues doli pas tre raundeve boksieri nga Prizreni.

Boks cilësor tregoi edhe Liridon Zeqiri nga K.B. Drita e Gjilanit dhe Shkëlqim Muja nga K.B. Prizreni ku fitues doli boksieri më i mirë kosovar Liridon Zeqiri. Të dy këta reprezentues të Kosovës shfaqën një duel të mire duke treguar se Kosova ka disa boksier për arenën ndërkombëtare.

Duele interesante pati edhe ndër junior ku Gazmend Gashi nga K.B. Prishtina mposhti boksierin e ri nga K.B. Gjakova, Ramiz Kuqin. Gashi tregoi një teknik të përsosur dhe një talent që premton. Një duel ndodhi edhe për gjininë femerore ku bokserja nga Mitrovica, Albulena Gubetin e K.B. Trepça 89` mposhti boksieren nga K.B. Kosova nga Vushtrria, Vlora Muzaqi. Në konkurrencën deri në 81 kg fitues u shpall Bujar Sejdiu pa luftë pasi që nuk pati kundërshtar.

Në fund juria e përzgjedhur nga Latif Demolli, Shefki Bogujevci, Sylejman Voca shpallën boksierin më të mirë të kampionatit Liridon Zeqirin ku mirënjohjen ja dorëzoi drejtori i reprezentacionit legjenda e boksit shqiptar Xhevdet Peci.

Këto janë rezultatet e përgjithshmë të kampionatit individual të Kosovës :54 kg – Kushtrim Rama (K.B.Gjakova 137) – Behram Muzaqi (K.B. Kosova Vushtrri) – 2 : 0
60 kg – Gazmend Gashi (K.B.Prishtina) – Ramiz Kuqi (K.B. Gjakova 137) – 2 : 0
64 kg – Musa Aliu (K.B.Trepça 89) – Erlind Avdyli (K.B.Gjakova 137) – 2 : 0
75 kg – Mergim Hasani (K.B. Fushë Kosova) – Armend Gjogjaj (K.B.Prizreni) – 0 : 2
91 kg – Ardian Syla (K.B. Gjakova137) – Jeton Berisha (K.B.Fushë Kosova) – 0 : 2
51 kg – Yll Morina (K.B. Gjakova 137) – Ardian Gashi (K.B. Prizreni) – 2 : 0
54 kg – Fatos Ferizi (K.B.Kosova Vushrria) – Kreshnik Kokollari (K.B. Prizreni) – 0 : 2
57 kg – Liridon Zeqiri (K.B. Drita Gjilan) – Shkëlqim Muja (K.B. Prizreni) – 2 : 0
60 kg – Berat Shukolli(K.B. Prizreni) – Bekim Hoti (K.B. Gjakova 137) – 2 : 0
64 kg – Vehbi Lulaj (K.B. Gjakova 137) – Nazmi Kurteshi (K.B. Trepça 89) – 0 : 2
69 kg – Burim Hasani (K.B. Fushë Kosova) – Dardan Ademi (K.B. Kosova Vushtrria) – 2 : 0
75 kg – Durim Thaqi (K.B.Gjakova 137) – Bajram Rama (K.B.Trepça 89) – 0 : 2
81 kg – Bujar Sejdiu (K.B.Kosova Vushtrria) – Fitues pa ndeshje – WO
57kg – Vlora Muzaqi (K.B. Kosova Vushtrria) – Albulena Gubetini (K.B.Trepça 89) – 0 : 2

Artan Vërbica
21 Dhjetor 2009

Konkurrenca Juniore :

Konkurrenca Seniore :

Konkurrenca e femërore :