RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Faton Vukshinaj -Debutuesi më i mirë i boksit profesionist për 2017

2 min read

Boksieri nga Prizreni me rezidencë në Zvicër, Faton Vukshinaj është zgjedhur nga agjencioni Kosova Boxing si debutiesi më i mirë në boksin profesionist për vitin 2017.

Vukshinaj zhvilloi pesë meçe si debutues në vitin që lamë pas duke shënuar pesë fitore, në po aq meçe, katër fitore me ndërprerje. Me këtë suksesë Vukshinaj la mbrapa boksierin tjetër shqiptar Albon Pervizaj, i cili zhvilloi gjashtë meçe duke shënuar të gjitha fitore, pesë me ndërprerje, por që Vukshinaj pati fitore më të mëdha kundër boksierëve më të mirë duke fituar epitetin e debutuesit më të mirë për vitin 2017.

Fitoren e parë Vukshinaj e shënoi me 4 shkurt në Magdeburg të Gjermanisë duke mposhtur debutuesin tjetër, Gazmend Gashin me dorëzim në raund të dytë.

Dy muaj më pas me 21 prill në Duseldorf të Gjermanisë mposhti të pamposhturin Javed Sedeghi i cili kishte 7 meçe, 7 fitore (6 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, ku Vukshinaj ishte në pozitën e autsajderit dhe befasoi të gjithë duke e nakatuar në raundin e gjashtë.

Duelin e tretë e zhvilloi me 27 maj në Olten të Zvicrës. Ai mposhti përsëri një kundërshtarë me përvojë, fjala ishte për boshnjakun me nënshtetësi gjermane, Nijaz Salkic i njohir si Nico Salzmann (17-9-3, 3 KO) duke e mposhtur me dorëzim pas raundit të parë.

Fitoren e katërt e shënoi me 28 korrik në Pejë. Vukshinaj fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Limbani Misamba (11-8-0, 5 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Vitin 2017 dhe mjaft të suksesshëm e përmbylli me 9 dhjetor në Basel të Zvicrës duke mposhtur polakun, Mykola Vovk (12-2-0, 8 KO) me nakaut teknik në raund të tetë.

Kosova Boxing i jep çdo kujt mirënjohje, sepse tek ne fitojnë më të mirët.

www.kosovaboxing.org
2 janar 2017

2 thoughts on “Faton Vukshinaj -Debutuesi më i mirë i boksit profesionist për 2017

  1. Pershendetje

    A eshte ky djaloshi Faton Vukshinaj qe ka ra KO kunder Butrint Rama?

    Per te ardhmen suksese Faton veq mos e rritni hala pa mrri kerkund sikur do qe po e mbasin veten me do qe jan zero!

    Pershendetje te per zemerta

    Arber Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.